Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 20, 2021

Scroll to top

Top

484 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport Mediaset – Inter pas Vrsaljko, Atletico Madrid kerkon 20 milione. Zikalterit…

Sport Mediaset – Inter pas Vrsaljko, Atletico Madrid kerkon 20 milione. Zikalterit…
Bujar Berishaj

Interi qe kerkon Sime Vrsaljkon nga Atletico Madrid per krahun e djathte te mbrojtjes tashme nuk eshte nje lajm i ri.

Dje gjate mbremjes eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio tha qe Piero Ausilio e ka kerkuar edhe zyrtarisht mbrojtesin nga klubi spanjoll me formulen e huazimit me te drejte blerje.

Por sic duket spanjollet nuk binden nga kjo oferte dhe nuk jane te gatshem te leshojne mbrojtesin kroat si huazim me te drejte blerje dhe per kete gje palet do te takohen serish per te biseduar.

Tani konfirmimi per kete lajm te merkatos raportohet edhe nga Sport Mediaset permes sajtit te tyre.

Mediumi italian raporton se mbrojtesi i krahut te djathte vleresohet me 20 milione euro nga Atletico Madrid dhe duket se ai nuk eshte i pashitshem per trajnerin Diego Simeone.

Por ne anen tjeter Interi per momentin nuk deshiron te shkoj me shume se kuota 15 milione euro.

Profili i kroatit sipas kanalit satelitor eshte profili perfekt si zevendesim per Joao Cancelon. Per krahun e djathte te mbrojtes ne merkaton e Interit permenden edhe emrat e Aleix Vidal, Davide Zappacosta e Matteo Darmian.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.