Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

665 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport Mediaset – Interi e ka shume seriozisht per Zaniolo: “Marotta ka ofruar ne kembim edhe nje lojtar…”

Sport Mediaset – Interi e ka shume seriozisht per Zaniolo: “Marotta ka ofruar ne kembim edhe nje lojtar…”
Inter Club Staff

Interi e ka shume seriozisht per te risjelle ne Milano lojtarin e Romes, Niccolo Zaniolo? Te pakten keshtu thote Sport Mediaset.

Sipas tyre, klubi zikalter e ka pranuar qe ka bere nje gabim kur ne vitin 2018 e shiti lojtarin tek Roma ne kembim te Radja Nainggolan.

Por tani zikalterit duan te bejne nje nga goditjet e medha te veres duke risjelle ne shtepi italianin e talentuar.

Sipas Sport Mediaset, ai qe po leviz me kujdes vete per lojtarin eshte pikerisht administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta.

Per te arritur tek Zaniolo, Marotta i ka ofruar Romes ne kembim… kartonin e Radja Nainggolan qe nuk e ka fshehur kurre deshiren per tu rikthyer te Roma.”

“Nderkohe, nga Roma behet me dije se ata do te rezistojne. Per Zaniolo, ata nuk do te pranojne asnje oferte qe nuk eshte 70 milione euro cash.”

“Me specifikisht, profili i Nainggolan nuk duket se i intereson me Romes. Por kjo nuk e mohon dot faktin qe Interi e ka seriozisht per Niccolo Zaniolo.”

“Te reja te tjera priten ne ditet ne vazhdim, por Beppe Marotta vazhdon punen e tij ne qetesi e mund te kemi zhvillime te rendesishme gjate javeve qe do te vijne.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.