Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

882 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport Mediaset: “Interi ka bere gati 70 milione euro per tre lojtare te Chelseas: pervec Kante, ne liste edhe…”

Sport Mediaset: “Interi ka bere gati 70 milione euro per tre lojtare te Chelseas: pervec Kante, ne liste edhe…”
Inter Club Staff

Ka nisur ne menyre te fuqishme presingu i Interit per te arrritur tek N’Golo Kante, por jo vetem tek ai.

Sipas asaj qe shkruan Sport Mediaset, klubi zikalter eshte gati qe te beje nje oferte per tre lojtare te Chelsea.

Kjo oferte do te perfshinte keshtu francezin N’Golo Kante, Emerson Palmieri (italo-brazilianin e krahut te majte) dhe francezin tjeter, Oliver Giroud.

Ky i fundit mund te zgjidhe kontraten ne menyre perfundimtare me Chelsea edhe pse keta te fundit vetem pak muaj me pare vendosen ta mbanin edhe per nje sezon tjeter.

Nderkohe, gjithmone sipas Sport Mediaset: “Oferta e Interit per keta tre lojtare do te jete 70 milione euro.”

“Por me sa duket, nuk jane mjaftueshem: Marina Granovskaia deshiron me shume para. Gjithesesi, Interi nuk dorezohet.”

“Ata po presin nje hapje nga ana e Chelsea, sepse keta tre lojtare duket se nuk jane ne planet e Frank Lampard per sezonin e ri.”

“Chelsea kerkon 60 milione euro vetem per Kante, por Interi po mendon te ofroje 50 per Kante, 20 per Emerson dhe Giroud e deshiron me parameter zero duke shpresuar se do te ishte nje frymemarrje per ta qe Chelsea te lirohej ne te njejten kohe nga tre paga te majme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.