Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

560 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport Mediaset: “Interi po mendon per nje shkembim surprize. Kerkesa eshte bere nga Conte!”

Sport Mediaset: “Interi po mendon per nje shkembim surprize. Kerkesa eshte bere nga Conte!”
Inter Club Staff

Nderkohe qe te gjithe flasin per Lautaro Martinez dhe per nje te ardhme te mundshme te lojtarit ne Barcelone, Interi po mendon per tratativa te tjera. 

Skuadra zikalter duhet te preket ne disa reparte te saj edhe per shkak se disa lojtare do te largohen.

Njeri prej tyre eshte edhe Diego Godin, i cili ka zhgenjyer kete sezon edhe pse erdhi si nje titullar i padiskutueshem.

Shkak per kete natyrisht ka qene edhe skema e re me te cilen ai eshte perballur ne vitin e tij te pare ne Milano: kurre ne karrieren e tij nuk kishte luajtur me tre mbrojtesa.

Keshtu, nderkohe qe Godin po kerkon nje skuader per sezonin e ardhshem, Interi po kerkon nje zevendesues per te.

Te gjitha zerat ne kete moment te shtyjne te mendosh se Interi po planifikon nje shkembim me Torinon pikerisht per zevendesuesin e Godin.

Zikalterit po mendojne qe te dergojne ne Torino nje lojtar jashte planeve te klubit sic eshte Roberto Gagliardini qe i pelqen shume nder te tjera Torinos.

Por ne kembim, zikalterit duan nje nxenes te hershem te Contes dhe qe pelqehet shume nga ky i fundit: Armando Izzo. Ka qene pikerisht tranjeri i Interit ai qe ka kerkuar kete lojtar nga Torino.

Klubet jane ne fazat fillestare te diskutimeve, por duke pare qe klubet pelqejne secilin lojtar, mund te mos jete nje problem te gjendet rruga e parbashket drejt nje marreveshje finale.

Gjithcka e ka treguar diten e sotme ne edicionin e saj te lajmeve Sport Mediaset ne Itali.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.