Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

692 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport Mediaset – Ja rroga e re e Spallettit pas rinovimit me Interin. Eshte i treti me i paguari pas…

Sport Mediaset – Ja rroga e re e Spallettit pas rinovimit me Interin. Eshte i treti me i paguari pas…
Inter Club Staff

Tekniku zikalter Luciano Spalletti, ashtu si eshte zyrtarizuar nga Interi nepermjet kanaleve zyrtare, ka rinovuar sot me Interin deri ne 2021. 

Tranjeri me origjine nga Certaldo, sipas asaj qe thote Sport Mediaset, ka pasur nje rritje te lehte rroge per tre sezonet e ardhshme qe do te drejtoje Interin.

Ai rrogen perpara rinovimit tek Interi e kishte diku tek 3,8 milione euro qe shkonte tek 4 milione euro nese kapeshin bonuset.

Por tani, tekniku zikalter do te marre 4 milione euro pa bonuse ne cdo sezon deri ne vitin 2021.

Nese shtohen edhe bonuset, perfitimi vjetor i Spallettit rritet akoma me shume. Natyrisht qe bonuset do te jene te lidhura me pozicionin ne klasifikim dhe ecurine ne Champions League.

Keshtu Luciano Spalletti mbetet tranjeri i trete me i paguar ne Serie A pas Allegrit qe merr 7 milione euro ne sezon dhe Ancelottit qe merr 6 milione ne sezon nga Napoli.

Nderkohe, kjo ka qene komunikata e Interit sot per rinovimin e Spallettit:

“Perpara pa asnje ndalese deri ne 2021. FC Internazionale Milano eshte shume e lumtur te lajmeroje se zgjatja e kontrates se Luciano Spallettit eshte kryer me sukses dhe ai do e qendroje ne krye te skuadres zikalter ne tre vitet e ardhshme. Kontrata eshte firmosur ne prezence te Steven Zhang.”

Keto kane qene fjalet e Spallettit menjehere pas zyrtarizimit:

“Falenderoj familjen Zhang, shoqerine dhe te gjithe ata qe me kane dhene mundesine per kete zgjatje kontrate – ka komentuar tekniku zikalter -. Dua te nenvizoj se kjo firme ka qene thjesht dicka burokratike dhe dicka qe kemi rene dakort shume kohe me pare sepse asnjehere nuk eshte vene ne diskutim deshira per te vazhduar e per te luftuar se bashku per te miren e ketij klubi kaq te rendesishem. Ka qene qe ne momentin e pare nje raport stime dhe besimi reciprok. Jemi takuar cdo dite dhe cdo dite e kemi njohur me shume njeri-tjetrin, kemi kuptuar se cfare do te thote kjo bluze per tifozet tane. Le te themi qe sot eshte perforcuar pakti i deshirave te perbashketa me boten interiste.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.