Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

549 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport ndez alarmin: “Cfare lajmi, Barca marreveshje te re me Lautaron: ja mega-rroga. Interi dorezohet!”

Sport ndez alarmin: “Cfare lajmi, Barca marreveshje te re me Lautaron: ja mega-rroga. Interi dorezohet!”
Inter Club Staff

Faqja e pare e te perditshmes katalanase Sport diten e sotme, 3 qershor, hapej me te reja te rendesishme (sipas tyre) per sa i perket te ardhmes se Lautaro Martinez.

Argjentinasi keshtu mbetet objektivi kryesor i Barcelones per merkaton e veres dhe shtypi katalanas nuk ka aspak ndermend te dorezohet.

Fjalet e Ausilios kane peshuar pak me sa duket dhe perseritja nga ana e tij se “Barcelona duhet te paguaje 111 milione euro nese deshiron sulmuesin”, kane rene ne vesh te shurdhet.

Sipas asaj qe shkruan sot Sport, Barcelona i ka bere nje oferte te re Lautaros per ta joshur akoma me shume qe te dale kunder Interit publikisht dhe te kerkoje largimin.

“Lautaro-Barcelona, vjen OK. Lojtari ka gjetur nje pakt te ri me Barcelonen per te firmosur per 5 sezone.”

“Rroga e tij do te jete ne fakt nje mega-rroge, sepse do te marre plot 12 milione euro ne sezon, nje shifer ‘mbreterore’.”

“Ai sot merr tek Interi nje roge prej 3 milione euro ne sezon dhe keshtu do e shihte pagen e tij te katerfishuar tek Barcelona.”

“Interi pas kesaj oferte e shikon si te humbur yllin e saj, edhe pse nuk e ka gjetur nje marreveshje ende me Barcelonen. Por kjo oferte e Barcelones do te sjelle si pasoje pikerisht shitjen e Lautaros sepse ai do te filloje me pakenaqesite e tij publike dhe do te kerkoje zyrtarisht shitjen.”

Keshtu e mbyll shkrimin e saj Sport diten e sotshme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.