Sport ne Spanje zbulon: “Nje lojtar i Barcelones po shpreson te transferohet tek Interi. Ai ka refuzuar deri me tani…”
Luuk de Jong nuk eshte totalisht i bindur per kalimin te Cadiz dhe me sa duket, prapa mund te jete Interi.
Kur themi prapa mund te jete Interi, nuk e kemi fjalen per ndonje interes te skuadres zikalter, por per deshiren dhe endrren qe ka lojtari hollandez te kaloje te skuadra ku luan Dumfries dhe De Vrij.
Per kete gje ka shkruar diten e sotme e perditshmja spanjolle Sport, e cila ka tentuar te shpjegoje situaten e tij.
“Klubi blaugrana i ka komunikuar agjenteve te lojtarit deshiren dhe vullnetin per te prishur kontraten me perpara.”
“Keshtu, huazimi i tij nga Seville pritet te mbyllet shume shpejt, por jo per tu rikthyer te kjo skuader, por per te kaluare te Cadiz.”
“Nderkohe vete lojtari e ka refuzuar nje oferte te pare nga ata sepse shpreson se zerat e merkatos per nje kalim te tij tek Interi mund te rezultojne te vertete me vone.”
“Ai ka kerkuar kohe te mendohet sepse preferon nje projekt tjeter per te ardhmen e tij. Por per fatin e tij te keq, Inter nuk ka asnje plan me te as per te tashmen, por as per te ardhmen.”
“Emri i tij nuk ka qene kurre nje mundesi e menduar nga Marotta por e gjitha ka qene nje ide e Barcelones per te sjelle hollandezin ne Milano dhe per te marre Sanchez ne shtepi.”