Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 1, 2020

Scroll to top

Top

1,033 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport – Rafinha drejt Betis: ja sa do te kushtoje blerja e tij per skuadren spanjolle dhe formula

Sport – Rafinha drejt Betis: ja sa do te kushtoje blerja e tij per skuadren spanjolle dhe formula
Inter Club Staff

E percollem lajmin ne kohe reale edhe perpara disa ditesh. 

Rafinha Alcantara eshte shume afer largimit nga Barcelona ne kete merkato verore (kujtojme qe ne Spanje nuk eshte mbyllur ende merkato, mbyllet ne fund te muajit).

Duket se sherbimet e lojtarit ka arritur ti siguroje skuadra nga Sevilla, Betis.

Sipas te rejave te fundit te thena nga Sport, gazeta e perditshme spanjolle, Rafinha Alcantara eshte shume afer transferimit te Betis.

Por cfare operacioni do te jete? Sa do te paguaje Betis per kartonin e tij?

Kjo ka qene nje pyetje qe ka kaluar jo pak here ne mendjen e tifozeve zikalter keto dite kur doli lajmi sepse ata do te donin ta shihnin edhe njehere me bluzen e Interit lojtarin dhe ka qene pikerisht nje nga pengjet me te medha te tyre kete merkato.

Sipas asaj qe zbulon Sport, do te jete nje huazim i thjeshte me 1,5 milione euro pagese dhe nje fee prej 500 mije eurosh ne rast te fitores se ndonje titulli nga klubi andaluzian.

Nderkohe, klubi nga Sevilla do te kete detyrimin e blerjes sezonin e ardhshem dhe ne total blerja e Rafinha do i kushtoje 25 milione euro ne total. 

Zgjedhja per tu larguar nga Barcelona per ish-lojtarin e Interit lind nga ideja per te luajtur me vazhdimesi duke pare qe tek Barca Arthur dhe Arturo Vidal do ja ndalonin kete gje atij.

Arsyeja qe Interi e kishte te pamundur blerjen e tij kete vere ka qene formula e kerkuar nga Barcelona: blerje e menjehershme ose huazim me detyrim blerje.

Kjo formule do e ndalonte Interin ta perdorte Rafinhen ne Champions League.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.