Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

358 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport zbulon: “Lautaro, cfare lajmi: ai ka rene dakort me Barcelonen dhe tani pritet qe…”

Sport zbulon: “Lautaro, cfare lajmi: ai ka rene dakort me Barcelonen dhe tani pritet qe…”
Inter Club Staff

Ka pasur nje ndalese te madhe ndermjet Interit dhe Barcelones per sa i perket ceshtjes se Lautaro Martinez.

Klubi zikalter ka mbetur e ndalur tek kerkesa prej 111 milione euro, ndersa katalanasit po tentojne gjithcka duke perdorur vullnetin e lojtarit per te luajtur me Lionel Messi.

Por sipas asaj qe shkruan e perditshmja spanjolle Sport, sulmuesi i Interit duket se ka marre nje vendim per te dale ne plan te pare ne kete tratative.

Ai ka qartesuar me te gjithe se deshiron te luaje me cdo kusht ne Camp Nou dhe i ka bere Interit me dije dicka te rendesishme.

Sipas asaj qe tregon Sport, ai i ka thene klubit zikalter se do te dale publikisht per te kerkuar largimin nese ata nuk do e lejojne te largohet me te mira.

Nuk ka qene ky qellimi fillestar, por klubi zikalter, sipas te perditshmes spanjolle, po e shtyn vete Lautaron drejt kesaj mase ekstreme.

Ne Barcelone kane filluar ta konsiderojne qe tani nje operacion te mbyllur qe ne mesin e majit.

Kjo sepse ne ate kohe ata arriten marreveshjen me lojtarin me nje kontrate pese vjecare me te pakten 11-12 milione euro ne sezon.

Nderkohe, Interit i kane derguar nje oferte prej 65 milione eurosh plus dy lojtare ne kete marreveshje.

Por problemi madh ne kete mes ka qene vleresimi i lojtareve te perfshire, ku Interi nuk deshiron qe askush te hipervleresohet.

Dhe keshtu, kerkesa e Interit ka mbetur ajo e para: 90 milione euro para te thata plus kartonin e nje lojtari sipas deshires se Contes.

Tensionet e fundit, shkruan Sport, e kane bere Lautaron qe te dale hapur edhe me tranjerin por edhe me drejtuesit.

Ai i ka komunikuar atyre vendimin e tij, ate qe te luaje tek Barcelona sezonin e ardhshem dhe nuk deshiron te degjoje per oferta te tjera.

Ish-lojtari i Racing ka shpjeguar se ai do te luftoje deri ne fund sa ta arrije kete transferim qe eshte endrra e tij me e madhe ne kete moment.

Por edhe pse ai e deshiron kaq shume kete transferim, ka komplet kunder klubin zikalter dhe mund te hapet nje lufte e vertete.

Prandaj Lautaro Martinez po e mendon seriozisht qe te dale publikisht per largimin dhe per te futur Interi nne presion.

Ne Barcelone, shton Sport, jane shume te lumtur per perpjekjet qe po ben Lautaro me Interin dhe e vleresojne shume kete fakt.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.