Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 23, 2018

Scroll to top

Top

887 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SportItalia – Valencia gati te ule kerkesat per Cancelo, por ka nje kusht: detajet

SportItalia – Valencia gati te ule kerkesat per Cancelo, por ka nje kusht: detajet
Bujar Berishaj

Nje huazim, me te drejte blerje. Pastaj… pastaj shume intriga te merkatos.

E tille eshte situata mes Interit dhe Valencias per Joao Cancelo, me mbrojtesin portugez qe akoma nuk e di sigurt te ardhmen e tij.

Ne njeren ane eshte Interi qe deshiron ta blej por i ka duart e lidhura nga bilanci per t’u mbyllur dhe FPF dhe ne anen tjeter Valencia qe deri sot dukej se nuk bente asnje hap prapa ne kerkesat e saj per portugezin, e duke pare paraqitjet e tij me Interin do e mirepriste lojtarin serish ne ekip.

Arsyet jane dy dhe shume te forta. E para, do te kishte ne ekip nje mbrojtes te permiresuar ne mbrojtje pas punes se Spallettit dhe te maturar ne nje kampionat taktik sic eshte Serie A.

Dhe e dyta, ajo qe do i sherbente klubit spanjoll nga ana financiare. Ne fakt, nese jo te Interi, Valencia do e shiste shume lehte te ndonje ekip tjeter me fuqi te madhe financiare sepse pretendentet per te nuk mungojne.

Por, sipas SportItalia te pakten, kemi te reja. Sipas raportimeve te fundit, klubi spanjoll i ka komunikuar Interit se jane te gatshem qe te ulin kerkesat e tyre por me nje kusht.

Kushti i tyre eshte qe Interi te heq dore nga perqindja e nje shitje te ardhshme te Geoffrey Kondogbia (Interi fiton 25% te shumes qe do te arketonte Valencia ne rast shitje te francezit).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.