Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

423 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SportMediaset – Conte ka gati surprizen per krahun e djathte ndaj Slavias?

SportMediaset – Conte ka gati surprizen per krahun e djathte ndaj Slavias?
Inter Club Staff

Tashme jemi vetem disa ore larg Inter-Slavia Praga (ekzaktesisht tre ore e gjysem) ku zikalterit do te bejne debutimin e tyre ne Champions League. 

Skuadra e Contes do te kerkoje menjehere tre piket sepse grupi i hekurt nuk te lejon hapa fals, sidomos me skuadren e vetme qe shihet si me e lehta ne leter por eshte pikerisht ky motivi kryesor qe Interi nuk duhet ta diskutoje fitoren sot.

Per kete ndeshje pak me pare ka folur edhe Sport Mediaset qe ka treguar se Conte mund te surprizoje te gjithe me zgjedhjen e tij per krahun e djathte te mesfushes.

Nga te gjithe shihej si titullar i sigurt ne ate krah Antonio Candreva por duket se italiani mund ta nise nga stoli.

Keshtu, shanset qe Valentino Lazaro ta nise nga minuta e pare kunder Slavia Praga jane shume te larta.

Austriaku i bie te beje debutimin e tij absolut me bluzen e Interit qe prej transferimit ne itali dhe natyrisht nuk eshte nje debutim dosido, por nje debutim ne Champions League.

“Austriaku duhet qe te fitoje pak besim dhe te permiresohet ne nivel mbrojtes, por ndeshja e sotme eshte momenti perfekt ku ai te tregoje vlerat e tij sepse Slavia eshte nje skuader qe luan hapur dhe ai i ka qef hapsirat.”

“Mbase pikerisht per kete arsye edhe Antonio Conte mund te besoje tek ai qe nga minuta e pare.”

“Ai ne Singapore pati nje demtim qe e la shume prapa, por ka nje avantazh qe eshte me Interin qe ne diten e pare te grumbullimit ne Lugano dhe mbase ne teori dhe stervitje do te kete bere progres te dukshem deri sa Conte mund ti besoje sot nje bluze titullari.”

A do te luaje vertete Valentino nga minuta e pare sot? Edhe pak ore dhe do ta marrim vesh me siguri. Ky eshte nje lajm i mire natyrisht per lojtarin por edhe per tifozet qe mezi po presin ta shohin lojtarin qe deri me tani ka qene nje mister.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.