
E FUNDIT – Icardi, ja rroga ne kontraten e re: do te jete lojtari me i paguar ne Serie A
Interi ka filluar manovrat e medha per Mauro Icardin.
Pas nje pokeri te mrekullueshem ndaj Sampdorias, duket se Maurito ka ndezur sirenat e merkatos duke qene se klauzola e tij prej 110 milione eurosh aktualisht tek Interi konsiderohet shume e ulet.
Per kete gje ka folur para pak castesh SportMediaset dhe Premium Sport:
Ja cfare shkruajne mediat italiane per rinovimin e Icardit, rrogen e re te tij dhe klauzolen qe pritet te rritet:
“Pas pashkeve, do te nisin tratativat e verteta ndermjet Wanda Nara, agjente dhe grua e Icardit per rinovimin e kontrates se kapitenit zikalter.”
“Projektohet qe Mauro Icardi do te behet lojtari me i paguar ne te gjithe Serie A, duke arritur te kete nje rroge me te larte se Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain tek Juventusi.”
“Maurito, bashke me bonuset per te drejtat e imazhit pritet te kaloje rrogen e dy argjentinasve te Juves qe marin secili nga 7,5 milione euro.”
“Objektivi i vertete i klubit zikalter pas ketij rinovimi eshte qe te rritet klauzola e lojtarit, duke pare se 110 milionet aktual duket se nuk e mbrojne Interin perpara ofertave te mundshme nga skuadrat me te rendesishme italiane.”
“Pritet qe klauzola e re e Icardit te jete ndermjet 180 dhe 200 milione euro.”