Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

527 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SportMediaset – Inter, ja dy “temat” e stervitjes se sotme. Spalletti i ka vene vetes nje detyre!

SportMediaset – Inter, ja dy “temat” e stervitjes se sotme. Spalletti i ka vene vetes nje detyre!
Inter Club Staff

2-2 i djeshem ndaj Torinos perfaqeson nje barazim te hidhur per Interin. 

Zikalterit ishin ata qe kaluan ne avantazh te paret dhe e dyfishuan ate me Perisic dhe De Vrij qe shenuan nga nje gol, por fale blackout ne pjesen e dyte, gjithcka u barazua.

E sic ju treguam edhe me heret sot, Spalletti ka anulluar diten e pushimit dhe ka drejtuar nje stervitje qe nuk ishte parashikuar ne oren 11:00.

Stervitja e sotme ka pasur dy “tema”: ne fillim ka pasur pune ne palester ku lojtaret kane zhvilluar ushtrime shkarkuese.

Ndersa tema e dyte ka pasur te beje me shume me anen mentale te lojtareve, nje difekt i dukshem i djemve zikalter. Spalletti ka tentuar i zgjoje.

Por Sport Mediaset me pas tregon se ka edhe precedente te tjere pa fitore ne ndeshjet e para per zikalterit: nje pike ne dy ndeshje ka fituar edhe Interi i de Boer dhe ajo e Gasperinit, te dy tranjeret me pas u shkarkuan nga klubi.

Keshtu, Spalletti sipas medias italiane i ka vendosur nje detyre vetes: te zgjoje lojtaret dhe te punoje nga ana psiqike e lojtareve te tij qe ne momente te caktuara gjate ndeshjes por edhe gjate sezonit bllokohen dhe nuk shprehen dot ne fushe.

Te shtunen do te kete nje ndeshje tjeter shume te rendesishme e aty do te shihen rezultatet e para.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.