Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

911 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SportMediaset – Inter, ja kryevepra qe ka bere Marotta dhe Ausilio me Hakimin: e pamundur qe Reali te pranonte!

SportMediaset – Inter, ja kryevepra qe ka bere Marotta dhe Ausilio me Hakimin: e pamundur qe Reali te pranonte!
Inter Club Staff

Achraf Hakimi eshte gati qe te vishet si zikalter edhe pse do te luaje per zikalterit vetem duke filluar nga shtatori.

Te gjithe jane surprizuar nga kjo goditje e Interit, qe edhe me optimistin ne merkato e ka cuditur sepse ai shihej si nje lojtar i pashitshem nga Reali i Madridit.

Por me sa duket, Piero Ausilio dhe Beppe Marotta ja kane dale te bindin si klubin e Real Madrid por edhe vete lojtarin edhe pse konkurenca ka qene shume e forte.

Gjithesesi, sipas Sport Mediaset, Interi ka arritur te beje nje kryeveper me marreveshjen e arritur me Realin e Madridit per Hakimi.

Ja cfare shkruajne ata:  “Se si ja ka dale Interi, askush nuk e di ne kete moment. Ajo qe dihet eshte qe Interi po merr nje lojtar qe nese do vazhdoje te beje ate qe ka bere deri me sot, mund te sigurohet krahu i djathte per 10 vitet e ardhshme.”

“Ai eshte vetem 21 vjec, dhe sot per sot eshte nje nga me te miret ne bote per te mos thene me i miri ne bote.”

“Por kryevepra qe ka bere Interi, nuk qendron vetem tek blerja e nje talenti te tille, por per menyren se si e ka arritur kete gje.”

“Kryevepra e vertete e Ausilios ka qene qe ka anulluar totalisht qe ne fillesa idene e Real Madrid per te futur ne kontraten e lojtarit nje klauzole riblerje ne dy vitet e ardhshme.”

“Nuk dihet si ja ka dale, por ka bindur Realin te heqe dore nga dicka qe ata nuk heqin dore kurre. Kujtoni rastin Morata dhe Juventusin.”

“E pabesueshme apo jo? Prandaj eshte nje kryeveper fakti qe Hakimi nuk ka nje klauzole riblerje nga Reali i Madridit.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.