
SportMediaset – Ja oferta e Interit per Nainggolan
Interi deshiron te mbylle marreveshjen per Radja Nainggolan. Sipas te rejave qe vine nga SportMediaset, gjate takimit mes drejtorit teknik te zikalterve Marco Branca dhe presidentit te Cagliarit Cellino, do te behej oferta zyrtare: 11 milion plus bashkepronesia e Longo dhe huazimi i Duncan. Gjithsesi deri ne kete ore nuk ka asnje konfirmim nese takimi ka ndodhur dhe priten te reja nga casti ne cast
Shenje qe dicka po leviz eshte prezenca e agjentit te lojtarit tek vendi ku ndodheshin Branca, Nainggolan dhe pritej ardhja e presidentit te Cagliarit. Interi, se pari, duhet te flase me lojtarin per te gjetur nje marreveshje mbi pagen dhe kohezgjatjen e kontrates. Pastaj do te jete rradha e Cellinos dhe agjentit, por tratativa eshte afer perfundimit, gjithmone sipas SportMediaset.