Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,043 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SportMediaset – Icardi rikthehet ne skuader? Sot do te stervitet ne San Siro me shoket: ja pse

SportMediaset – Icardi rikthehet ne skuader? Sot do te stervitet ne San Siro me shoket: ja pse
Inter Club Staff

Nese eshte nje integrim i ri dhe i vertete apo jo, kjo gje nuk mund te thuhet dot tani. Por deri sa te mbaroje merkato, prezenca e tij tek Interi do te jete gjithmone ne dyshim.

Por gjithsesi sot ka nje sinjal te fote te asaj qe mund te ndodhi: sot ne darke, per here te pare ne kete pergatitje para-sezonale, Mauro Icardi do te zhvilloje stervitjen me pjesen tjeter te skuadres.

Ne San Siro, aty ku ka qene per vite me radhe stadiumi i tij, ai do te stervitet me shoket e tij me dyer te mbyllura ne Meazza ne drejtimin e Antonio Contes.

Cfare ka ndodhur per kete zhvillim? E veshtire te thuhet, por nga festa e Lautaros deri tek tweet i Wandes, tregohet jo pak per te ardhmen qe ate mund ta prese.

Wanda shkroi tek nje foto e postuar dje me grate e futbollisteve te Interit “nje vit tjeter bashke”, dhe riafrimi i Mauro Icardit me lojtaret e tjere te skuadres eshte i dukshem.

Edhe pse ne kete moment jemi vetem nje jave nga fundi i merkatos, eshte e veshtire gjithesesi te parashikohet se Icardi do te largohet. Ai praktikisht ka refuzuar cdokend dhe cdo skuader qe ka trokitur ne deren e tij per ta blere.

Dicka eshte shume e qarte: ai ka dashur te qendroje gjithmone tek Interi edhe pse keta te fundit e kane nxjere totalisht jashte projektit.

Deri me tani ka thyer mbrapsht cdo oferte dhe e fundit ka qene skuadra e De Laurenttis, Napoli, e cila duket e dorezuar tashme.

Nderkohe Interi nga ana e saj, me perjashtim te asaj te Monaco, deri me tani per lojtarin nuk ka marre ndonje oferte ne nivelin e kerkesave te saj.

Dukej shume e afert nje marreveshje me Romen jave me pare, por gjithcka deshtoi me pas sepse Dzeko rinovoi me Romen dhe Roma nuk kishte me nevoje per sulmues. Gjithesesi Roma nuk paguante aq sa Interi kerkonte.

Tani nuk na mbetet gje vecese te presim dhe normalisht mund te kete zhvillime edhe diten e sotme ne San Siro ku skuadra do te stervitet me prozhektoret e ndezur dhe me dyert e mbyllura.

Dita e sotme mund te jete nje hap i ri per Interin dhe Icardin por mund te jete edhe thjesht vazhdimi i historise nese Icardi do te zhvilloje nje pjese me skuadren dhe mund te perjashtohet nga stervitja taktike.

Eshte e sigurt mungesa e tij ndaj Lecces dhe nuk pritet te grumbullohet. Per momentin Icardi eshte jashte projekti. Pastaj nese ai qendron edhe pas shkurtit, mbase Interi mund te mendoje dicka tjeter, por per momentin jo.

Mauro Icardi duket se nga ana e tij e ka seriozisht: nuk deshiron te levize. Eshte i bindur edhe per te qendruar duke shijuar tribunen.

Ky ka qene shkrimi i Sport Mediaset diten e sotme e cila ka lajmeruar per prezencen e Icardit ne stervitjen e Interit ne San Siro por prezenca e Icardit ne skuader nuk eshte nje gje e re. Kjo gje ndodh cdo dite ne Appiano Gentile.

Ai zhvillon nje pjese te stervitjes me skuadren dhe pastaj kur zhvillohet stervitja taktike ku provohen mekanizmat e skuadres dhe taktikat, ai kalon te stervitet i vetem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.