Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,166 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SportMediaset – Sabatini tek Sampdoria kerkon tre lojtare te Interit: ja emrat

SportMediaset – Sabatini tek Sampdoria kerkon tre lojtare te Interit: ja emrat
Inter Club Staff

Pas tre muajsh distance nga largimi i tij nga Suning, per Walter Sabatinin nis keshtu nje aventure e re profesionale tek Sampdoria. 

Keshtu, Walter Sabatini tek Sampdoria do te mbaje rolin e pergjegjesit te gjithe anes teknike te klubit nga Genova.

Nje rol shume i rendesishem dhe do te jete pikerisht ai qe do te vendose pothuajse per gjithcka tek Sampi dhe njeriu i besuar i presidentit Ferrero.

Pikerisht per kete fakt, ka folur sot media e njohur italiane, Sport Mediaset qe ka treguar se drejtuesi i Sampit tashme ka si qellim ti ‘rrembeje’ plot tre lojtare Interit ne kete merkato.

Ja cfare shkruan Sport Mediaset ne versionin e saj online:

“Me ardhjen e Sabatinit tek Sampdoria, mund te hapet nje aks i rendesishem merkatoje me Interin, klub me te cilin mardheniet e meparshme kane qene shume te mira por tani pritet te forcohen akoma me shume.”

“Per te perforcuar skuadren ne dispozicion te Giampaolos, ish drejtuesi i Suning mund te trokase ne deren e Interit.”

“I pari ne liste eshte Ranocchia, lojtar i rinuar me Interin dhe ka pasur nje rol shume te rendesishem qe prej stolit. Gjithesesi, veshtire se Spalletti do te hiqte dore nga lojtari italian sepse e deklaroi edhe ne koference per shtyp qe sa te jete ai tek Interi, Ranocchia nuk leviz me perjashtim te rastit kur ai deshiron te largohet vete.”

“Dy emrat e tjere jane Santon dhe Karamoh. Per Santon Interi mund te mos beje rezistence por per Karamoh shanset jane shume afer zeros sepse Interi beson tek lojtari i cili pritet te kete me shume minuta kete sezon.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.