Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

583 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SportMediaset zbulon: “Inter, ja formacioni anti-Benevento i zgjedhur nga Conte: ai surprizon ne mbrojtje me uljen ne stol te Bastonit.”

SportMediaset zbulon: “Inter, ja formacioni anti-Benevento i zgjedhur nga Conte: ai surprizon ne mbrojtje me uljen ne stol te Bastonit.”
Inter Club Staff

Interi eshte shume prane ndeshjes se dyte ne kampionat, sepse zikalterit e Contes neser do te perballen me Beneventon.

Kjo ndeshje duhet te ishte luajtur ne javen e pare te Serie A, por eshte shtyre per shkak se Interi e mbylli shume vone sezonin e kaluar per shkak te Europa League.

Sipas asaj qe tregon Sport Mediaset nderkohe, ne fushen e lojes nga minuta e pare do te shihet per here te pare kete sezon, Stefan De Vrij.

Ai eshte rikthyer keshtu pas skualifikimit qe kishte per nje ndeshje. Me hollandezin, pritet te luaje D’Ambrosio dhe Kolarov, duke lene ne stol keshtu Skriniar dhe Bastoni: dy surpriza te verteta keto dy zgjedheje.

Nderkohe, pas ndeshjes me Fiorentinen, dy mesfushore do te ulen ne stol sepse nuk kane bindur: behet fjale per Eriksen dhe per Marcelo Brozovic.

Ne vend te tyre, pritet qe te luajne qe nga minuta e pare Stefano Sensi dhe Roberto Gagliardini, qe e nisen nga stoli te dy ndeshjen ndaj Fiorentines.

Barella eshte lojtari qe mbetet ne dyshim te forte, per shkak te nje goditje qe ka marre ne stervitje diten e djeshme.

Nderkohe, ne sulm pritet nje turn pushim per Lautaron dhe nga minuta e pare do te luaje Alexis Sanchez.

Ky eshte formacioni i mundshem i Interit per neser:

INTER (3-4-1-2): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Kolarov; Hakimi, Barella/Vidal, Gagliardini; Sensi; Lukaku, Sanchez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.