Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

629 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SportMediaset zbulon te gjithe prapaskenen: “Ky lojtar i Interit ishte bllokuar nga Juventusi por Interi ja doli ta merrte sepse…”

SportMediaset zbulon te gjithe prapaskenen: “Ky lojtar i Interit ishte bllokuar nga Juventusi por Interi ja doli ta merrte sepse…”
Inter Club Staff

Nje Inter i madh qe ne fushen historikisht te veshtire si ajo e Fiorentines ishte ne gjendje te dergonte nje mesazh te forte per te gjithe pjesemarresit e kampionatit.

Nje fitore, si ajo e skuadres se Inzaghit, qe peshon shume, sepse vjen kunder nje kundershtari te veshtire, ne gjendje qe te prodhoje nje futboll edhe te bukur.

Nje fitore edhe fale nje lojtari te rendesishem si Edin Dzeko, i cili shenoi diten e djeshme golin me te rendesishem, ate te 2-1.

Normalisht, ai ka shenuar golin e katert ne gjashte prezenca me fanellen zikalter edhe pse eshte 35 vjec dhe eshte larg periudhes se shndritshme te karrieres se tij.

Gjithesesi, sot Sport Mediaset ka dashur te ndalet te nje prapaskene e rendesishme e merkatos se kaluar qe ka pasur ne qender Edin Dzeko.

Nderkohe qe flitej per nje largim te mundshem te Cristiano Ronaldos ne korrik, Juventusi bllokoi Edin Dzekon te Roma.

Por ne ate kohe portugezi nuk levizi dhe keshtu Dzeko qendroi ne Rome edhe pse donte te largohej nga skuadra e Mourinhos.

Nderkohe, me pas erdhi edhe mundesia Inter qe ai i tha po pa u menduar shume gjate. Per gezimin e Simone Inzaghit dhe te tifozeve te Interit qe tani e kane mirepritur me shume deshire.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.