
Srna: “Kovacic? Nje lojtar limited edition. Dhe nese nuk do te luante ne kete Inter…”
Dario Srna, kapiten i Shakhtar Donetsk dhe Kombetares se Kroacise, ka folur ekskluzivisht per Gazzetta dello Sport, duke prekur tema qe iu interesojne edhe tifozeve zikalter. Ne vecanti, Srna ka folur per Mateo Kovacic, nje yll i Interit dhe nje yll ne rritje i futbollit evropian.
“Cfare me pelqen nga Serie A? Kovacic, nje nga 2-3 lojtaret me te mire ne Itali. Inter duhet te ndertoj ekipin rreth tij: eshte nje lojtar limited edition, ben diferencen. Roli? Mesfushor ofansiv, mund te le jashte loje 2-3 lojtar dhe pastaj te pasoj topin ose te godas. Eshte i ri, dhe duhet konsideruar se Interi nuk eshte nje top klub per momentin. Nese do te ishte ne nje klub me te mire, do te permiresohej me shpejt edhe ai.”
Nje goditje jo aq e maskuar duke pare zikalterit per momentin, te zhytyr ne mes te klasifikimit dhe jo lider.