Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 18, 2022

Scroll to top

Top

1,777 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Stadiumi, lind ideja e re e Thohir. Ja si do te transformohet Meazza!

Stadiumi, lind ideja e re e Thohir. Ja si do te transformohet Meazza!
Inter Club Staff

Duke pritur takimin e javes se ardhshme ndermjet Erick Thohir dhe Barbara Berlusconi, Interi i ka idete e qarta per shtepine e tifozeve te saj: Projekti i transformimit te Meazzes do te kushtoje disa milione euro, por do te sjelle ne vete nje impiant te vjeter dhe do e ktheje ate ne nje impiant bashkohor. Kapaciteti do te ulet ne 56.000 vendesh.

Lind keshtu ideja e re – kete gje e ka zbuluar Gazzetta dello Sport ne numrin e saj te perditshem – qe parashikon ri-projektimin e unazes se trete ne stadium dhe perdorimi i zones ish-trotto per ndertimin e dyqaneve, dyqanit zyrtar, restoranteve dhe zones se femijeve. Terreni ne fjale eshte ne pronesi te Snai dhe blerja e saj do e rriste shume cmimin. Mbetet per tu kuptuar se cili do te jete vullneti i familjes Berlusconi, nese kuqezinjte do te lene Meazzen, Erick Thohir do te ishte i gatshem te vazhdonte kete projekt vete. Nderkohe ne kete moment qe po flasim ne Meazza jane duke u bere rikonstruktime qe parashikojne permirsimin e kushteve higjenike si dhe rregullimin e unazes se pare, zones vip dhe sky box.

Veshtire se Meazza i ri do te jete gati perpara 2018, sepse duhet gjetur marveshja me Milanin dhe mbi te gjitha me komunen e Milanos. Do te diskutohet edhe marveshja koncesionare tridhjete vjecare e firmosur ne 2000. Ne planet e Interit punimet do te vazhdonin dy vite rresht dhe nuk do te detyronin skuadrat Milaneze per te luajtur ne ndonje stadium tjeter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.