
Stadiumi ‘Meazza’ behet nje stadium me pese yje! Ndryshime te jashtezakonshme…
Stadiumi Meazza ne Milano, fale punimeve inovative qe kane nisur qe ne 2012 dhe nje investimi te barabarte me 32.5 milione euro, eshte me ne fund nje impiant me 5 yje dhe vjen ne nje forme ndricuese ne kete finale Champions League, pesembedhjete vjet pas heres se fundit.
Ishte 23 Maji 2001 kur ne Meazza, Bayerni i Hitzfeld ngriti kupen dhe mundi me penallti Valencian e Cuper.
Te shtunen me siguri do e fitoje nje skuader Spanjolle, kjo eshte e sigurte, po aq e sigurte sa Meazza do te jete ne lartesine e duhur per kete ngjarje kaq te madhe.
Rezervat e fundit qe kishin ardhur disa jave me pare nga drejtuesi i UEFA, Keith Dalton per sa i perket tapetit te barit jane zhdukur sepse dhe ai ka arritur nje gjendje mjaft te mire. Gjate nje prove dje, fusha dhe stadiumi e kane kaluar provimin dhe ka kaluar nga 4,5 yje ne 5 yje te plota nga delegatet e UEFA.
Pak me poshte po ju paraqesim disa foto te bera gjate dites se sotme ne Meazza, nje stadium rrenjesisht i ndryshuar qe do te ndikoje shume pozitivisht edhe per Interin ne sezonin e ardhshem:
Le ta fillojme me pamjet e ‘La Scala’ nga jashte…

Meazza nga jashte, ne pritje te finales se Champions te shtunen.

Meazza nga jashte ne pritje te finales se Champions te shtunen.
Tani e kane radhen disa pamje nga brenda…

Meazza nga brenda ne pritje te finales te se shtunes.

Meazza nga brenda ne pritje te finales te se shtunes.