Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 2, 2022

Scroll to top

Top

837 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Stadiumi Meazza, Milani ka bllokuar totalisht Interin. Kryebashkiaku Sala: “Keshtu nuk vazhdohet dot…”

Stadiumi Meazza, Milani ka bllokuar totalisht Interin. Kryebashkiaku Sala: “Keshtu nuk vazhdohet dot…”
Inter Club Staff

Kryebashkiaku i Milanos pranon veshtiresite per rimodelimin e San Siros dhe e ben kete me fjale te ashpra ndaj kuqezinjve.

“Une nuk jam pesimist per sa i perket menaxhimit, kjo marreveshje nga ky kendveshtrim gjendet qe neser. Por une mendon se endrra qe ti dhurojme nje San Siro te ndryshme Milanos mbetet nje enderr. Thjesht nje enderr.”

“Ne leter eshte nje objektiv por mbetet nje enderr sepse ne keto kushte (e ka per Milanin), klubet nuk mund te ecin perpara.”

Keto kane qene fjalet e kryebashkiakut te Milanos, Giuseppe Sala, ne prag te Milano Movie Week ku ka folur per mundesine e rikonstruksionit te San Siros ne te njejten dite ku Milani ka mbetur pa pronare, ka kaluar ne duart e Fondit Elliot dhe nuk dihet aspak se cfare fundi do te kete per kete skuader.

Kryebashkiaku Sala ka vazhduar:

“Une kam bere gjithcka cfare kam pasur ne dore, por me duket se kjo situate nuk ka nje fund te lumtur dhe as nje fund te shpejte.”

“Kam frike se duhet te presim shume kohe deri sa te shikojme nje San Siro bashkohor. Endrra ishte ta benim nje stadium nderkombetar dhe te kohes.”

Ne muajt e fundit kryebashkiaku ka takuar shpesh here drejtuesit e Interit dhe te Milanit per vleresuar kete rikostruksion ku ka gjetur gjithmone pergjigjen pozitive te Interit dhe pergjigjen negative te Milanit.

Zikalterit deshirojne te bejne te njejten gje qe kane bere me Appianon me stadiumin, ta rikonstruktojne duke e bere sa me te dashur per tifozet dhe familjet, por Milani ka kundershtuar duke bllokuar zikalterit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.