Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

Historia e Giuseppe Meazza-s, stadiumit më legjendar në Itali

san3Objekti më i madh sportiv në Milano është stadiumi Giusseppe Meazza.

Ai kur u ndertua u quajt San Siro dhe ky emër erdhi nga një kishë e vogel e vjetër e cila ekzistonte ne vendin ku eshte ndertuar Meazza i sotshmem, po ashtu nga kjo kishë ka marre emrin edhe blloku ku gjendet tani stadiumi. Tifozat e Milanit kane qef ta quajne kete stadium San Siro por e verteta është se emri zyrtar i stadiumit është “Stadio Giuseppe Meazza” dhe ky emër stadiumit i është vendosur për të përkujtuar futbollistin me te madh te te gjitha koherave ne Itali, legjenden e Interit Giuseppe Meazza-n. Ndersa zona perreth stadiumit, quhet San Siro, prandaj neper transmetime te ndryshme, shkruhet “Stadiumi Giuseppe Meazza” ne San Siro.

Projekti i San Siros, viti 1925.

Projekti i San Siros, viti 1925.


Stadiumi San Siro ka lindur katër here:

Heren e pare në vitin 1925 më saksisht me 1 gusht, ndertimi i tij filloi ngadale ne një zonë rurale. Por pastaj stadiumi u caktua të ndertohej një zonë te re nga një grup njerezish të rëndësishem në fushen e sporit. Struktura e San Siros ne fillim ishte e ngjashme pak me atë të tipit anglez dhe projektin e ka bërë inxhinieri Alberto Cugini. Stadiumi i ri i Milanos filloi të ndertohej me një shpejtesi të madhe pasi financohej nga presidenti i Milanit Piero Pirelli. Shpenzimet ishin rreth 5 milionë të asaj kohe. Sic tham me lart stadiumi është ndërtuar në një kohë tepër të shpejtë vetëm për 13 muaj dhe kishte një kapacitet deri në 35.000 spektatorë.1920 Loja inauguruese u zhvillua më 19 shtator 1926 në mes të dy ekipet me të medha të futbollit në Itali, Inter dhe Milan. Derbi ishte nje lojë miqësore dhe ne fund u fitua nga Interi me rezultat 6-3. Në fillim stadiumi është përdorur ekskluzivisht për ndeshjet në shtëpi te FC Milan (që nga viti 1936 Fc Milan e ndrroj emrin në Milan dhe ne vitin 1939 e ndrroi prap duke e bere AC Milan). Interi (ose më mirë Fc Internazionale, e njohur edhe si Ambrosiana) në atë kohë luante në CIVICA Arena në Parkun Sempione të Milanos por me vone edhe Interi filloi te luante ne “Stadio Giuseppe Meazza”.

San Siro ne vitin 1955.

Në vitin 1935 AC Milan ja shiti stadiumin Bashkise se Milanos pasi kerkesat e spektarorve shtoheshin dhe AC Milan nuk mund ti permbushte ato. Këshilli Lokal dhe qeveria e asaj kohe bënë investime të medha në stadium. Bashkia e milanos ndertoi unazen e dytë dhe kështu kapacitet i stadiumit arriti në 60.000 spektatorë.
Sistemi i parë i ndriçimit në stadiumin e San Siros u përurua më 28 gusht 1957, dhe ishte i pari i këtij lloji në Itali që ju lejojnë Interit dhe Milanit të luanin ndeshjet edhe natën.

Loja e parë miqsore në San Siro me sistemin e ndricimit ishte ajo Milan 4-0 Fiorentina. Në vitin 1967 u ralizua edhe plani per një TV ne mes te stadiumit per ta pare rezultatin e ndeshjes.

Me 3 mars 1980, stadiumi u njoh si “Tempulli i Futbollit” dhe u emërua në kujtim të kampionit të madh të Interit dhe ti Italise “Giuseppe Meazza”, ndërsa në vitin 1990 me rastin e Kupës së Botës të luajtur në Itali u ndërtua edhe unaza e tretë dhe u vendos mbulesa e stadiumit dhe në fund stadiumi kishte një kapacitet prej 85.700 vende te mbuluara tërsisht.

San Siro perpara se te rikonstruktohej ne 1990 per boterorin Italia 1990

Giuseppe Meazza ne fundin e viteve 1990.

Me fillimin e unazes se trete planet ishin që stadiumi te kishte një kapacitet prej 100.000 spektatoresh por kjo kjo shifer u ul per shak të problemeve financiare. Fusha e lojes është 105 metra e gjatë dhe 68 metra e gjerë.

Spektatoret ne Giuseppe Meazza kane një rehati maksimale. Giuseppe Meazza kishte 85.700 vende deri në verën e vitit 2008 ku u bënë disa pune të medha në rizhvillimit e stadiumit dhe rregullimin e strukturës për standardet e UEFA-s, kapaciteti i stadiumit u ul me disa vende dhe shkoi ne fund në 80.065 vende. Vendet jane të gjtha të mbuluar mirë edhe nese kemi reshje shiu spektatoret nuk lagen nga shiu.

743598

Giuseppe Meazza ka sistemin më të ri të ndriçimit dhe po ashtu ka një sistemit të ngrohjes e barit për të mbajtur temperaturën e tokës konstante dhe është e kontrolluar vazhdimisht duke parandaluar formimin e akullit. Stadiumi Giuseppe Meazza përbëhet nga 3 unaza. Çdo unazë është ndarë në ngjyra të ndryshme (ngjyra simbolizojn vendet): Portokalli dhe e kuqja eshte për te gjithe Tifozet, e gjelbërta dhe blu per Ultrasit. I vetmi përjashtim është te unaza e tretë ësht me ngjyra të kuqe të leht dhe portokalli e leht dhe ketu nuk ka ndonje gje specifike. Kapaciteti aktual i stadiumit me Standartet e UEFA-s me tri unaza është : Unaza e parë – 28.124 vende, Unaza e dyte 32.412 vende, Unaza e trete me 19.529 vende totali prej 80.065 vende.