Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

332 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Stankovic i habit te gjithe: “Tek Inter tani nje mesfushor eshte edhe me i mire se une. Ja pse.”

Stankovic i habit te gjithe: “Tek Inter tani nje mesfushor eshte edhe me i mire se une. Ja pse.”
Inter Club Staff

Dejan Stankovic, legjende e Interit, ka dhene nje interviste per Tuttomercatoweb dhe ka folur per shume tema te zikalterve.

Ai e ka nisur gjithcka me nje mendim per Nicolo Barella per te cilin ka thene me te vertete fjale te medha.

“Fjalet e Nicolo qe ka thene se me ka idhull me kane pelqyer shume. E them vertete. Nuk eshte se po e them kot.”

“Si tranjer sot e them se do te ishte nje enderr per kedo qe te kishte ne skuader nje si Barella, lojtar i pabesueshem qe vrapon e perplaset me te gjithe ne cdo zone te fushes.”

“Nje mesfushor qe punon shume pa ndalese ne nivel mbrojtes por edhe sulmues. Ka nje teknike perfekte. Eshte plot me kurajo.”

“Barella sot eshte me i mire se une. Edhe si gjuajtje jami aty-aty. Une kisha me shume fat nga larg, por ai ka cilesi te medha.”

“Nicolo eshte nje qe nuk le asgje ne kembe ne fushe. Jep gjithmone 100% edhe kur nuk eshte ne 70% te formes.”

“Si tifoz zikalter jam krenar dhe uroj qe te qendroje tek Interi per shume vite me radhe dhe te behet nje legjende e jona.”

“Por jam shume i lumtur edhe per Inzaghin. Simone e ka treguar direkt se cfare eshte dhe cfare mund te beje.”

“Eshte nje top coach. Edhe tek Interi e ka nisur fort. Nga puna e tij eshte pare dicka por jo gjithcka. Skuadra eshte e ndertuar per 3-5-2 dhe ai eshte inteligjent mjaftueshem te punoje mbi kete skeme.”

“Ai ishte njeriu i duhur per ti dhene vazhdimesi Interit qe nisi te ndertoje Conte dhe bravo Interit qe besoi tek nje njeri si ai.”

“Ne nivel merkato nuk flas, por zikalterit di qe jane perforcuar ne krahasim me te tjeret sepse eshte larguar Hakimi, por nje si Hakimi nuk e ka askush ne Serie A. Sa per te dhene nje ide.”

“Jose? Ai do te jete gjithmone nje mik per mua. Flasim akoma te nje grup WhatsApp qe ja kemi vene emrin Tripleta.”

“Kur vjen momenti i veshtire, ai njeri ben diferencen. Ne futboll dhe ne jete duhet te kesh tope, te mos dorezohesh kurre. Nga Mourinho kam mesuar pikerisht kete. Kur mendoja se nuk kisha me cfare te jepja, gjeja brenda vetes edhe nje 20% tjeter.”

“Me te rinjte se di si do i eci por tek Interi arrinte te nevrikoste deri ne ate pike sa nuk te ofendonte, por te ngacmonte krenarine qe ti te reagoje ne fushe. Nje njeri i afte te te ndeze nga brenda.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.