Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

374 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Stankovic: “Kovacic do te beje nje karriere te madhe. Enderroj te trajnoj Interin. Raporti me Mou…”

Stankovic: “Kovacic do te beje nje karriere te madhe. Enderroj te trajnoj Interin. Raporti me Mou…”
Ardi Deda

E kaluara eshte e embel, te pakten per tifozet e Interit qe e kane mbytur Dejan Stankovic me pyetje ne faqen ne Facebook te UniCredit Champions. Serbi, qe kupen me veshet e medha e ka ngritur me fanellen zikalter dhe qe aktualisht eshte asistenti i trajnerit Stramaccioni ne Udine, eshte vene ne dispozicion te fansave per t’ju pergjigjur mesazheve dhe kuriozitetit te tyre. Ja disa nga pergjigjet me domethenese:

Ciao Dejan, per vite, per shkak te kembenguljes tende, teknikes dhe mohimit te vetes per skuadren, ke qene idhulli im tek Inter… 9 vjet. Cfare keshillash do ti jepnit nje talenti te ri si Mateo Kovacic, per te arritur ne nivelin tend?

“Kam patur kenaqesine te njoh Mateon, eshte nje djalosh i perulur dhe me kembet ne toke. Kam patur mundesine per te folur me te dhe per ti dhene shume keshilla. Jam i sigurte qe do te beje nje karriere te madhe”.

Ciao Drago!!! A mund te ktheheni tek Inter si trajner qe neser? Pertej batutave (por shiko se po te pres), ne cilin moment te sakte keni kuptuar qe kishit mundesine per te fituar Championsin dhe te benit Tripleten? P.s. Eshte folur shume per modulin me 3 ose 4 mbrojtesa… Por ate modulin me vetem 1 mbrojtes, me Lucio te vetem mbrapa si ne fundin e pjeses se dyte ne Kiev, e keni bere vetem ju…

“Si skuader e madhe objektivi yt eshte gjithmone te japesh maksimumin. Qe nje vit me pare i kishim objektivat shume te qarte. Ndeshje pas ndeshje kemi kuptuar qe mund tja dilnim”.

Ne vitet e erreta te calciopoli, kur Inter nuk fitonte, a keni menduar ndonjehere se keni bere zgjedhjen e gabuar?

“Inter ka qene zgjedhja e jetes time!”.

Nese une shoh Interin e sotem shoh qe i mungon nje futbollist me karakteristikat e tuaja ne fushe por edhe nje njeri si ti jashte fushe. Ti e sheh kete problem? Eshte ndonje lojtar qe te ngjason sipas teje?

“Eshte e veshtire te gjesh lojtare qe ngjasojne shume. Inter po nderton dhe besojne, rezultatet nuk i ndihmojne por do te vijne”.

Perjashto naten e Madrid, cili ka qene momenti qe kujton me kenaqesi? Mua me vijne akoma te dridhurat kur rishoh golin tend ndaj Milanit ne derby. Faleminderit dhe te uroj fat!

“Te gjitha derbet e luajtura me kane mbetur ne mendje, sidomos ato te fituara”.

Ne librin tend flet shume mire per mesfushen e Lazios me te cilen luaje, nje mesfushe fenomenale. Cfare i mungonte asaj skuadre ne krahasim me Interin e Mourinho per te fituar Championsin?

“Mungonte eksperienca ne ato nivele. Kishte shume futbolliste, nese do te kishim qendruar bashke ndonje vit, do te kishim fituar dicka”.

Prej pak kohesh je asistenti i Stramaccioni qe te ka stervitur tek Inter, skuadra me te cilen ke fituar gjithcka. Do te pelqente te uleshe ndonje dite ne pankinen zikalter?

“Sigurisht qe po!!! Por duhet kohe per tu rritur dhe per te marre nje skuader kaq te rendesishme si Inter. Por nuk do te resht kurre se enderruari!”.

Mund te na tregoni cfare raporti kishit me Mourinhon? Si po e perjetoni kete eksperience te re si zevendes trajner? Faleminderit per gjithcka kampion.

“Me Jose ishte nje raport i sinqerte prej profesionistesh te medhenj! Eksperienca e re eshte argetuese por shume impenjative”.

Keni bere shume gola te bukur kunder Juventusit dhe Milanit, shpesh vendimtare… si ndiheni pasi keni shenuar ndaj skuadrave te tilla, duke qene te vetedijshem se keni sjelle fitoren per skuadren tende? Kush ka qene shoku yt teknikisht dhe psikologjikisht me i forte? Dhe ai me simpatiku?

“Ka patur shume shoke simpatike, teknikisht ndoshta Ibra, psikologjikisht Walter Samuel!”.

Sipas teje si riformatohet nje grup i perbere kryesisht me deshire per te fituar?

“Duhet te kesh njerezit e duhur, ndoshta me pak te forte teknikisht, por me shume deshire per tu sakrifikuar dhe personalitetin e duhur”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.