Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

539 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

STATISTIKA – Vetem nje skuader ne Europe ka bere me mire se Interi ne mbrojtje kete sezon

STATISTIKA – Vetem nje skuader ne Europe ka bere me mire se Interi ne mbrojtje kete sezon
Inter Club Staff

Qe Interi ne mbrojtje ishte shume e forte, kjo gje ishte pare edhe sezonin e kaluar. 

Zikalterit paten nje moment krize ne dimrin e sezonit e shkuar, por fale mbrojtjes, ata nuk arriten asnjehere qe te pesonin shume.

Dyshja Miranda-Skriniar ne momentet kur sulmuesit po kishin shume veshtiresi te shenonin, nuk leshuan hapsira prapa dhe Interi krizen e saj kryesisht e kaloi me shume barazime.

Por kete sezon gjerat kane ndryshuar akoma me shume per mire.

Tek Interi ka ardhur nje nga mbrojtesat me te mire te Serie A dhe me te miret ne nivel boteror: hollandezi Stefan De Vrij.

Ardhjes se tij i jep akoma me shume vlere cmimi per te cilin ai erdhi: me parameter zero, duke e bere keshtu blerjen e tij nje nga me te mirat ne vitet e fundit ne shtepine zikalter por edhe ne te gjithe Serie A.

Sepse si mund te permiresohet ndryshe nje skuader qe tashme ka dy kampione si qender mbrojtes? Duke i shtuar nje kampion tjeter si ajo.

E rezultatet jane te dukshme deri me tani:

Mbrojtja e Interit deri me tani eshte treguar nje pike force autentike e nese shikohet puna e bere ne zonen e rreptesise, mbrojtja zikalter eshte nje fortese e vertete.

Ne Europe, vetem Manchester City ka arritur te pesoje me pak gola se Interi brenda zones se rreptesise: kater gola.

Nderkohe Interi ka pesuar pese te tille, duke u renditur ne kete klasifikim special e dyta nga 5 kampionatet me te forta ne Europe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.