Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

678 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Statistikat – Cancelo dhe ndeshja e tij perfekte e denje per Maicon

Statistikat – Cancelo dhe ndeshja e tij perfekte e denje per Maicon
Inter Club Staff

Cancelo erdhi tek Interi me pritshmeri te medha: ai vinte si nje nga talentet me premtues ne nivel boteror dhe nga tifozet zikalter u pa qe ne fillim si dikush qe mund ta bente krahun e djathte te mbrojtjes shume me mire se sa paraardhesit e tij. 

Dhe le te themi qe nuhatja e tifozeve kesaj radhe nuk ka qene e gabuar aspak.

Cancelo vjen tek Interi pas nje operacioni te dyfishte ku tek Valencia perfundon Kondogbia (ne huazim me te drejte blerje per 25 milione euro) dhe tek zikalterit vjen portugezi ne huazim me te drejte blerje prej 35 milione eurosh.

Nisja nuk ka qene nder me te mirat sepse Joao pati nje demtim ne fillim dhe veshtiresi me ambjentimin ne Serie A, por sapo ai luajti per here te pare si titullar ne Serie A, krahu i djathte i mbrojtjes u be i tiji me tapi.

Por le te kthehemi tek ndeshja e sotme e portugezit qe ka qene njera nga me perfektet me bluzen e Interit.

Kete gje e tregon edhe vleresimi pa ndeshjes me noten 7,5:

JOAO CANCELO 7,5 – E nis menjehere me marshin e katert: mbyll, nuhat, nuk kalohet kurre dhe imponohet perpara. Me krosat e tij eshte nje plus teper i madh perpara. Eshte njeriu emblematik nese duam te flasim per perqendrim sepse eshte 90 minuta i perqendruar.

Pertej notes dhe ndeshjes se tij me ritem te larte, statistikat e tij kane qene te frikshme dhe pikerisht per ato do te flasim tani.

Keto kane gjene statistikat e Cancelo sot:

CANCELO vs Sampdoria

Topa te prekur: 106.

Assist: 1.

Gjuajtje: 1.

Pasime: 76.

Pasime te sakta: 86%.

Dribbling: 2/5.

Tackles: 100% te fituar.

Topa te rekuperuar: 3.

Topa te fituar 3.

Raste per gol te krijuara: 3.

Me keto shifra, per djaloshin ka vetem duartrokitje. ?

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.