Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,384 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Stefano Pioli lajthit komplet pas ndeshjes: “Pa shikoni pak Handanovic, shikojeni. Me thoni si ka mundesi qe ai…”

Stefano Pioli lajthit komplet pas ndeshjes: “Pa shikoni pak Handanovic, shikojeni. Me thoni si ka mundesi qe ai…”
Inter Club Staff

Direkt pas humbjes 3-0 ne derbi, e dyta me kete rezultat brenda nje kohe te shkurter per Stefano Piolin ne pankinen e Milanit, ai ka folur per mediat.

Keshtu, fjalet e thena nga ai pas humbes per Mediaset kane qene keto: “Ndjesi shume te veshtira keto qe po perjetoj.”

“Donim ta fitonim por nuk ja dolem dot. Kishim perballe nje kundershtar te forte. Rezultati eshte i rende dhe i paster.”

“Nuk besoj se ka pasur gjithe kete diference ne fushen e lojes. Por ata kane shenuar gjithmone ne momentet e duhura te ndeshjes.”

Image

“2-1 do te na kishte dhene nje fryme tjeter, do te na kishte dhene mundesi per te enderruar. Ata kane luajtur me me shume kualitet, ne kemi bere disa gabime.”

“Nuk ishte nata jone. Kjo ka qene mundesia jone per te treguar qe jemi te forte dhe tani duhet te mendojme per pese ndeshjet e fundit ne Serie A.”

“Por gabimi ka ndodhur nga arbitri ne golin e anulluar. Shikoni reagimin e Handanovic, a proteston apo jo ai?”

“Kam thene gjithcka me kete. Pamjet flasin vete. Me thoni nje portier qe nuk ka nje reagim keshtu… Imagjinoni si do kishte vrapuar te arbitri po ti kishte zene rrezen Kalulu.”

“Por ju lutem, me thoni cfare eshte kjo. Faleminderit dhe mire u pafshim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.