Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

804 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Steven Zhang: “Hap pas hapi, Interi do te rikthehet ne maje: kemi nje plan! Ndersa neser…”

Steven Zhang: “Hap pas hapi, Interi do te rikthehet ne maje: kemi nje plan! Ndersa neser…”
Inter Club Staff

Pervec Luciano Spallettit, edhe Steven Zhang ka dhene nje deklarate te shkurter pas takimit me teknikun zikalter kete darke ne seline e Interit.

Ja cfare ka deklaruar djali i pronarit, Jindong Zhang:

“Firma e Spallettit do te vije shume shpejt. Kemi punuar shume ne kete sezon, nga stafi deri te tekniku. Rezultati final nuk eshte prej fatit por prej punes qe kemi bere. Te gjithe lojtaret jane te lumtur, stafi gjithashtu, jemi te gjithe. Tani te shohim cfare do te bejme per veren duke pare qe do te luajme me shume ndeshje.”

A keni besim per te ardhmen?

“Sigurisht, jemi ne Champions. Pse duhet te mos jem?”

Ishe i emocionuar te dielen…

“Te gjithe ishin. Te gjithe tifozet e Interit ne te gjithe boten por edhe ata te apasionuar me futbollin qe me Interin nuk kane lidhje. Tani Interi eshte ne Champions League. Te gjithe duhet te jemi te lumtur se ne Champions takimet jane me interesante, edhe kundershtaret tane.”

Ke do te donit te takonit ne ndeshjen e pare?

“Nuk e di, skam ndonje preference.”

Tifozet interista a mund te enderrojne tani?

“Nuk dashuroj te perdor fjalen enderr. Rezultatet kerkojne kohe, duhet te ecim hap pas hapi. Nuk mund te fitohet ne nje dite, duhet te punojme fort sic kemi punuar kete vit per te arritur rezultate. Dite pas dite, sezon pas sezoni. Rezultatet e Interit sot kane ardhur pas 110 viteve histori. Mbase ne sezonin tjeter do te jemi edhe me mire akoma. Kjo eshte ideja dhe plani jone, te punojme hap pas hapi. Neser do te kete nje konference per shtyp ku do te themi me shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.