Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,153 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Steven Zhang: “Interi im do dominoje boten. Ja e verteta mbi Marotten. Suning do te…”

Steven Zhang: “Interi im do dominoje boten. Ja e verteta mbi Marotten. Suning do te…”
Ardis
  • On 26/10/2018, 20:38

Dite ndryshimesh ne shtepine zikalter. Steven Zhang eshte zgjedhur Presidenti i Inter-it, i 21 President i shoqerise zikalter, me i riu ne historine e klubit, ne moshen 27 vjec. Ne fund te asamblese se shoqerise zikalter u mbaj nje konference per shtyp mbi ceshtjet e diskutuara ne asamble.

Konferencen per shtyp e nis Alessandro Antonello: “Sapo kemi mbyllur asamblene. Per sa i perket ceshtjeve qe u diskutuan, ishin aprovimi i bilancit dhe nominimi i prurjeve te reja ne shoqeri. Kemi nje trend ne rritje te pergjithshme persa i perket te ardhurave. Kemi arritur ne shifren e 347 milione € e te ardhurave, nje reduktim te humbjeve ne kuoten e 17.7 milione €. Persa i perket rezultateve jashte ketyre termave, kemi arritur te kualifikohemi ne Champions League, nje synim shume i deshiruar nga ana e klubit”.

“Jemi shume te kenaqur qe kemi arritur nje nga pikat e parealizuara te planit strategjik te klubit. Ne sektorin e te rinjve kemi arritur sezonin e suksesshem te rradhes. Edhe 7 tituj te tjere midis kategorise se futbollit te femrave dhe gjithashtu tek kategoria e te rinjve te klubit. Serish po tregojme se kemi nje shkolle futbolli te moshave te reja pararoje”.

“Rritja e spektatoreve ne stadium eshte shume e rendesishme per ne. Ne sezonin 2017-2018 kemi arritur ne kuoten e 1.1 milione spektatore ne total. Kemi kapur rekordin historik te te ardhurave nga nje ndeshje si Inter-Juventus. Te gjitha keto te dhena tregojne vetem nje gje, se puna e dy viteve me rradhe po jep frytet e saj. Edhe ne sektorin e rrjeteve sociale kemi nje rritje te rendesishme. Followers rriten me 50% ne krahasim me vitin e kaluar. Te investonin ne Media House ishte nje zgjedhje e sakte”.

“E dime qe eshte nje instrument qe na ndihmon qe te afrohemi me tifozet ne te gjithe boten. Eshte kufiri i ri dhe do te permisohemi akoma me shume ne vitet e ardhshme. Kemi 346 milione tifoze ne te gjithe boten, me nje rritje prej 10%, 94 milione ne Kine, 70 milione ne Ameriken Latine. Ne te gjitha keto tregje rregjistojme nje rritje te bazave te tifozeve, qe deshmon se edhe ne nivel brand-i po rritemi”.

“Mbas gjithe ketyre niveleve, edhe ne rezultate sportive, objektivi primar eshte suksesi ne fushe por kjo eshte e lidhur me rezultatet e ‘off the pitch’ (jashte fushes). Nuk ka ndryshime ne numrin e pjesemarresve te Keshillit te Administrimit dhe eshte rinovuar mandati i Unionit”.

Mbas ketij fjalimi te gjate rreth eventeve te Keshillit Administrativ, fjalen e ka presidenti i sapo i zgjedhur nga Keshilli, Steven Zhang:

Image may contain: 1 person, standing, sky and outdoor

“Dy vite me pare ka marre pjese ne mbledhjen e e pare te Keshillit. Sot eshte nje dite historike per Interin. Qe nga fillimi i epokes Suning qellimet tone ka qene shume te qarta. Jemi duke zbuluar nje klub qe eshte sinonim i historise. Per miliona tifoze eshte nje pasion, nje besim. Kemi mbajtur premtimin, rezultatet e klubit ishin premtimi”.

“Alessandro ka shpjeguar rezultatet e arritura nga klubi, nuk do te futem ne detaje, por objektivi jone eshte gjithmone i shume i qarte:

“Te rindertojme Interin mbi baza solide. Te transformojme klubin ne menyre inovative, duke ruajtuar ADN e trasheguar nga familja Moratti. Sot kemi te gjitha instrumentet per te pershpejtuar ambiciet dhe projektet tona. Sot jam me te vertete krenar qe do te vazhdoj te drejtoj kete projekt dhe ta sjelle ne nje epoke te re, duke kenaqur miliona tifoze ne te gjithe boten”.

Image may contain: 1 person, standing and suit

“Jam mese i gatshem te perballem me sfiden e te qenit president ne 110 vjetorin e klubit. Rezultatet sportive, sic kam thene gjithmone, jane gjithmone primare. Keshtu do te jete pergjithmone. Do te japim te gjithe mbeshtetjen e nevojshme per te pasur sukses ne nivelet me te larta ne Itali dhe ne bote”.

“Kjo eshte ajo qe presin aksioneret dhe tifozet per te garantuar suksesin ne klubin tone. Do te vazhdojme te rrisim edhe talentet ne klubin tone, duke permisuar infrastrukturat sportive per te qene moderne dhe inovative. Gjithashtu ne te njejten, do te doja qe te arrija ta beja klubin me te forte edhe jashte fushave, ku duam te forcojme klubin ne sektorin e marketingut dhe te komercialitetit”.

“Do te vazhdojme te forcojme sektorin drejtues per te konkuruar plotesisht ne fushen sportive. Suksesi sjell suksesin, skuadra jashte fushes duhet te jete e forte njesoj si brenda ne fushe. Interi do te jete gjithmone INTERNAZIONALE, duam te jemi besnik ndaj emrit dhe besimit tone. Duam te fokusohemi ne pjesen tjeter te botes pa harruar se ku jemi, Milano, me aktivitetin e perditshem qe ndodh ne kete qytet”.

Image may contain: 1 person, smiling

“Do te jemi vëllezërit e Botes dhe ne te njejten kohe Made of Milano. Dirigjenca jone ka ndertuar nje grup madheshtor njerezish edhe jashte Italise per te arritur ne te gjithe boten. Do te jemi nje ure per boten duke gjeneruar perfitime dhe mbeshtetje reciproke. Bota krijon komunitetin, edhe pse shume larg njera – tjetres, jane te bashkuar nga pasioni per skuadren”.

“Ne te njejten kohe nuk mund te injorojme fuqine e teknologjise. Kjo do te na jape me shume instrumente. Transformimi dixhital i klubit tone ka filluar me Media House, dhe ne sektore te tjera do te na mundesoje eksplorimin e komunikimit dixhital. Eshte pjese e jetes sone dhe na jep mundesine, per ne dhe tifozet, per te qene sa me afer nesh, dhe lojtareve”.

“Nepermjet rrjeteve sociale arrijme miliona te pasionuar ne bote. Ne kete menyre i dhurojme momente te paharrueshme dhe i sherbejme sa me mire Interit. Interi nuk eshte thjesht nje skuader, eshte akoma me shume: duhet te kujtojme se sporti na jep mesime te rendesishme. Me Interin do te vazhdojme te mbeshtesin Fair Play dhe sportivitetin, duke perhapur mesazhe pozitive”.

No automatic alt text available.

“Duam te jemi energjia me e forte per tu perhapur ne bote, nga diversiteti deri tek respekti, duke vazhduar te jemi vëllezërit ne bote. Sapo kemi shpallur krijimin e skuadres se femrave te klubit. Duhet te vazhdojme te investojme ne sektorin e te rinjve dhe ne rrjetin e zbuluesve, pervec infrastruktures. Jemi aktiv ne nivel europian dhe boteror me ECA dhe FIFA, pervec se ne Lega Serie A dhe ne FIGC, per te prezantuar nje qeveri me efikase dhe te reformave”.

“Dy vite me pare, te gjithe sebashku kemi nisur nje rrugetim. Tifozet e kane nisur kete rrugetim 110 vite perpara. Qekur kam marre pergjegjesine per kete projekt, e vetmja gje qe dua te arrij eshte te bej Interin klubin me te mire ne bote. Besoj se me ju do te shihemi ne sfidat e ardhshme. Mund ta drejtojme kete klub drejt epokes se re se sukseve. Faleminderit dhe Forca Inter”.

Perse keni zgjedhur Interin?

“Studimet e mia nuk kane te bejne fare me sportin, por ka disa kompetenca operative dhe shume gjera jane kryqezuar midis sektoreve. Duke mos qene i specializuar ne sport ose ne futboll, me ka ndihmuar te impenjohem akoma me shume tek Interi per te filluar nje kapitull te ri”.

“Eshte i vetmi klub qe kam pasur ‘feeling’ sepse njihja z. Moratti dhe me pas kam njohur skuadren. Jam impenjuar ne kete projekt per nje ceshtje te pergjegjesise. Duam te bejme nje klub, nje force pozitive, nje ure per te mbeshtetur konsumatoret e te gjithe botes”.

“Arrij te kuptoj, se duke njohur gjithnje e me shume Interin, tashme jemi pertej pritshmerive qe prisja. Kur i shikoj personat arrij ta kuptoj nje gje te tille. nuk eshte vetem rezultati ne fushe dhe pasioni i perbashket qe shprehin personat dhe qe e kane shprehur vazhdimisht keto 10 vite”.

“Per kete arsyer kam vendosur te impenjohem ne kete aventure, edhe pse, dy vite me pare, nuk dija kaq shume sa di tani per Interin. Ndjej pergjegjesi ndaj tifozeve”.

Image result for steven zhang moratti

Cfare i premton tifozeve, mund te krijohen mundesite per te transferuar Top Player?

“Perpara te gjithash, sic thashe edhe me pare, dy vjet me pare kemi vendosur te investojme tek Interi me objektivin per ta bere klubin me te mire ne bote. Te fitosh eshte shume e rendesishme dhe elementi kyc”.

“Nese flasim per impenjimin, ne cfaredo lloj situate ne te ardhmen, veshtiresite, limitimet, kemi nje projekt afatgjate. Do bejme cdo gje te mundur qe ta bejme kete skuader fituese me te gjitha instrumentet dhe burimet qe do kemi. Pavaresish merkatos dhe nga emrat, tifozet mund te qendojne te sigurte qe Suning do ta ndihmoje ekipin ne cdo menyre te mundshme, per te shtuar te tjere trofe. Ky eshte objektivi”.

Sa do te duhet per ta arritur, sipas jush?

“Nuk jemi kurre ne 100% te kontrollit te situatave, ne asnje sport nuk ndodh kjo. Nese me pyet se kur do te fitojme trofeun e ardhshem, nuk mund te jap nje kohe te sakte. Tematika per cfare po flasim sot, jane hapat qe do te zgjedhim te bejme ne vitet e ardhshme. Une do te doja qe te fitonin trofe vitin e ardhshem por jo gjithmone eshte e mundur”.

“Duke njohur lojtaret dhe trajnerin, mendoj se skuadra eshte e forte, kane personalitet dhe talent. E njejta gje vlen edhe per drejtuesit. E them edhe njehere, nuk do te duhet shume. Juventusit ju deshen 10 vite per te arritur ne maje, une shpresoj qe ta realizoj per me pak se kaq”.

Antonello: Kush jane projektet ne infrastrukture qe keni programuar?

“Po mendojme qe te zgjerojme fushen e Appiano Gentile ne veren e ardhshme. Persa i perket San SIros, do te rifillojme kontaktet me Milanin per te vleresuar nje zgjidhje ne te ardhmen per nje stadium ne Milano. Shume e nevojshme modernizimi i stadiumit ose ndertimi i nje stadiumi tjeter. Nuk mund ta shtyjme me, dhe mendoj se mbas ndryshimit te pronareve te Milanit, eshte koha e duhur per te biseduar. Do ti japim nje pershpejtim procesit”.

Steven Zhang: Kush eshte bilanci i ketij fillim sezoni, mund te mendojme realisht se diferenca me Juventusin mund te minimizohet?

“Ne fillim te sezonit kishim disa veshtiresi sepse duhet te permisonim skuadren dhe te kuptonim me mire lojtaret. Ne ndeshjet e mevonshme kemi pare kapacitetin dhe talentin e skuadres. Dime te realizojme dhe te japim maksimumin per te marre rezultatin, edhe ne minuten e fundit”.

“Ka shume skuadra kompetitive ne Itali dhe ne Europe, mbase me te forte se ne, por kete vit diferenca po fillon te reduktohet dhe ne sezonin e ardhshem me permisimet dhe merkaton do te kemi nje nivel akoma me te larte. Nese me pyet sesa eshte diferenca midis nesh dhe te tjereve, nuk di te te jap nje pergjigje. Per mua lojtaret e mi jane me te miret dhe mund te fitojne kunder Juventusit edhe kete vit. besoj shume tek ata. Do te punojme per te arritur rezultate”.

A ju tremb fakti i te qenurit nje president kaq i ri ne moshe? Eshte e vertete se do te merrni Marotta-n ne shoqerine zikalter?

“Eshte e vertete, jam nje president i ri ne moshe, por po e menaxhoj skuadren prej pothuajse dy vitesh. Kam punuar me drejtuesit dhe kemi bere permisime te medha. Eshte nje pune e veshtire, dhe kjo eshte arsyeja pse kam pritur dy vite per te marre kete pergjegjesi. Nese shikoni personazhet e medhenj te njerezimit, duke filluar nga themeluesi i Facebook deri tek Elon Musk, deri tek babai im qe ka nje grup qe gjeneron miliarda te ardhura”.

“Jam i sigurte qe do te bej mire, keto dy vitet e fundit e kane treguar nje gje te tille. Do te jete e rendesishme te kemi lojtaret dhe trajnerin e duhur. Mbase kam qene me i trembur dy vite me pare, sot jam krenar. Persa i perket pyetjes se dyte, Interi ka qene shpesh e lidhur me lojtare dhe drejtues te medhenj. Jam i lumtur, sepse personat mendojne se eshte e bukur te punojne me ne, kuptohet potenciali i klubit dhe personave i pelqen te vijne tek ne”.

“E verteta eshte se une nuk kam mbyllur marreveshje me kete person dhe nese me kerkoni nese do te vije ndoje lojtar apo drejtues une nuk mund tju premtoj asgje. Une do te doja te gjithe me te miret, por ne kete moment nuk ka asgje te vertete. Sic kam premtuar, nese ekziston mundesia per te permisuar skuadren ose shoqerine do te jem gjithmoni i gatshem per ta bere, pavaresisht emrave”.

Do ti blini kuotat e Thohir?

E ardhmja eshte e ardhme dhe nuk mund ta parashikoj. Ne kete moment ai eshte aksioner minorance, e kemi diskutuar ne Asamble. Nderkohe keto kuota jane nen kontrollin e tij dhe nuk mund te flas ne emrin e tij. Pavaresisht kesaj investimi jone dhe mbeshtetja ndaj Interit, e theksoj se do te jete afatgjate. Mbi 30% e kuotave te Thohir nuk mund te premtoj asgje sepse nuk jane nen kontrollin tim”.

A i ke kerkuar keshille Morattit?

“I kam kerkuar keshilla personave te ndryshem e natyrisht edhe atij. Dy vite me pare e mbaj mend si sot te cilat per mua kane qene thelbesore dhe i mbaj mend si sot. E para ishte keshilla per mbrojtjen: ne Itali eshte gjeja me e rendesishme me tha. Nuk ka lidhje nese flitet per merkaton apo fushen, ajo eshte shume e rendesioshme. Ne radhe te dyte me ka thene te mos e degjoj sepse ai eshte nje tifoz dhe per merkaton nuk duhet ta degjoj sipas tij (qesh). Pastaj me ka thene edhe te kem besim tek vendimet qe mar sepse po punoj per te mirat e klubit. E di qe ai do te me mbeshtese gjithmone. Me ka treguar shume gjera per Interin e ne menyre speciale ato kur ka qene perballe veshtiresive. Flas shpesh me te. Me ka ndihmuar shume.”

Rruga baze do te jete ajo e autofinancimit apo mund te pesim qe Suning heret ose vone do te injektoje para per te pershpejtuar kohen per tu rikthyer ne maje? A ka ende probleme me investimet jashte Kine nga qeveria?

“Natyrisht me Juventusin ne jemi rivale ne fushe por une nuk e kam problem ti respektoj si kundershtare ata dhe Andrea Agnellin. Behet fjale gjithmone per nje loje, por duhet pranuar qe rivalet e medhenj te ndihmojne te rritesh. Per sa i perket financimit, nese merren per baze klubet me te medha qe kane pasur sukses mund te shikosh shume pika te perbashketa. Suning e ka mbeshtetur Interin ne dy sezonet e fundit dhe nuk mund te injorohet forca me te cilin kemi mbeshtetur klubin. Do te vazhdojme ta bejme kete per shume kohe. Te mbeshtesesh nje klub nuk do te thote vetem financiarisht, por ta besh te rritet edhe nga resurset dhe infrastruktura. Ne do te punojme gjithmone sipas rregullave, ashtu si ndodh tek Suning dhe tek Interi. Kjo eshte nje vlere e jona dhe do te respektohet sic eshte respektuar edhe ne te kaluaren. Do te bejme gjithcka cfare do te na lejohet te bejme.”

Mendon se mund te qendrosh president i Interit per shume vite?

“I jam pergjigjur kesaj pyetje. Projekti eshte afatgjate. Po punoj per kete projekt prej dy vitesh. Background i Interit eshte shume i forte. Ajo qe besojme ne eshte se mund te japim nje kontribut shume te madh ne boten e sportit ne te gjithe boten duke e ndihmuar kete sektor te permiresohet. Nese do me pyesni nese do te jem president pas 30 vitesh do ju them se shpresoj se presidenti i Interit pas 30 vitesh do te doja ta kishte mbiemrin Zhang. Por edhe pas 100 vitesh. Pasioni me vjen edhe nga babai im, per te cilin rezultati i vetem i pranueshem eshte fitorja. Nese nuk do te besoja se Interi do te fitoje ne te ardhmen sdo e kisha marre kete detyre fare.”

Ne vizionin tone mund te qendrojne dy stadiume ne Milano? Ideja eshte te kemi nje stadium te ri apo nje San Siro te rinovuar? Kush eshte prioriteti?

“Nga ana financiare ceshtja e stadiumit eshte nje priroritet por me mire te ndajme stadiumin me te tjeret sepse do te ndajme edhe kostot keshtu. Stadiumi do te jete gjithesesi ne te dyja rastet nje ikone sepse Interi apo Milani jane shume te rendesishme si klube. Nuk mund te pres pergjithmone Milanin ama per ta rinovuar. Mendoj se Milano dhe Milani duhet te bashkepunojne me Interin per ta bere realitet rinovimin e San Siros duke krijuar nje eksperience me te mire. Nese nuk do te behet kjo gje, atehere do te bejme nje zgjedhje tejter por ideja fillestare eshte te qendrojme ne San Siro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.