Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

385 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Steven Zhang vjen me mision ne Milano: “Blindohen plot 5 lojtare zikalter: ja emrat.”

Steven Zhang vjen me mision ne Milano: “Blindohen plot 5 lojtare zikalter: ja emrat.”
Inter Club Staff

Suning nuk largohet nga Inter por perkundrazi: gjigandet kinez duan qe te vazhdojne projektin e filluar tek Interi.

Shume shpejt ne Milano do te jete edhe Steven Zhang per te programuar te ardhmen. Por nder te tjera, tema e diskutimit do te jete edhe blindimi i disa yjeve te skuadres.

Keshtu, do te diskutohet edhe per disa rinovime, duke blinduar fort plot pese lojtare aktual te kontigjentit te Interit.

I pari do te jete Lautaro Martinez, nje lojtar qe Interi ka disa kohe qe negocion dhe eshte shume afer firmave.

Lojtari ka hequr dore edhe nga agjentet e tij historik, dhe firma e tij e re do te jete deri ne 2024, me nje rroge prej 2,4 milione eurosh.

Nderkohe, pas El Toros, radhen do e kete Barella, Bastoni, De Vrij dhe D’Ambrosio. Ky i fundit eshte edhe ne skadence kontrate. Por ka edhe te tjere:

“Nuk eshte ne nje faze te avancuar tratativa per Marcelo Brozovic nderkohe, qe eshte i lidhur me Interin deri ne vitin 2022.”

“Ai ne keto ore mund te ndryshoje edhe agjent, duke u larguar nga Bicancic dhe te drejtat e tij do i menaxhoje Epic Company, nje kompani e themeluar nga vete ai dhe do te drejtohet nga babai i tij.”

“Ideja eshte qe Brozovic do te tentoje te fitoje dicka me shume se 3,5 milionet qe merr aktualisht tek Interi”, shpjegon nder te tjera Gazzetta.it.

“Me pas do e kene radhen edhe drejtuesit e Interit, bashke me tranjerin zikalter: Conte, Marotta, Piero Ausilio dhe Baccin te gjithe kane te mbetur vetem nje vit ne kontrate.”

“Suning do te vleresoje me kujdes gjithcka, por gjasat me te medha (e sigurt) jane qe drejtuesit te qendrojne te gjithe ne bllok.”

“Mbase me fitimin e Kampionatit, gjithcka do te behet zyrtare dhe gjenda ekonomike pritet te permiresohet akoma edhe me shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.