Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

642 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Steven Zhang zbulon: “Ja 2 keshillat e para qe me ka dhene Moratti”. Menjehere plas gazi ne salle…

Steven Zhang zbulon: “Ja 2 keshillat e para qe me ka dhene Moratti”. Menjehere plas gazi ne salle…
Inter Club Staff

Steven Zhang dje eshte kurorezuar President i Interit duke u bere keshtu Presidenti me i ri ne historine mbi nje shekullore te klubit dhe emocionet per te kane qene te dukshme. 

Vete ai, eshte pare shume i prekur nga e gjitha kjo, por nuk ka harruar te kujtoje kontributin e familjes Moratti dhe ka zbuluar dy keshillat e para qe i ka dhene Moratti perpara 2 vitesh kur ai kishte marre frenat e klubit ne dore dhe pse jo zyrtarisht.

“Te rindertojme Interin mbi baza solide. Te transformojme klubin ne menyre inovative, duke ruajtuar ADN e trasheguar nga familja Moratti.”

“Sot kemi te gjitha instrumentet per te pershpejtuar ambiciet dhe projektet tona. Sot jam me te vertete krenar qe do te vazhdoj te drejtoj kete projekt dhe ta sjelle ne nje epoke te re, duke kenaqur miliona tifoze ne te gjithe boten”.

Pse kam zgjedhur Interin? 

“Eshte i vetmi klub qe kam pasur ‘feeling’ sepse njihja z. Moratti dhe me pas kam njohur skuadren. Jam impenjuar ne kete projekt per nje ceshtje te pergjegjesise. Duam te bejme nje klub, nje force pozitive, nje ure per te mbeshtetur konsumatoret e te gjithe botes”.

Keshilla nga Moratti?

“Dy vite me pare e mbaj mend si sot te cilat per mua kane qene thelbesore dhe i mbaj mend si sot. E para ishte keshilla per mbrojtjen: ne Itali eshte gjeja me e rendesishme me tha. Nuk ka lidhje nese flitet per merkaton apo fushen, ajo eshte shume e rendesioshme. Me mbrojtjen fitohen kampionate.”

“Ne radhe te dyte me ka thene te mos e degjoj sepse ai eshte nje tifoz dhe per merkaton nuk duhet ta degjoj sipas tij (qesh). Pastaj me ka thene edhe te kem besim tek vendimet qe mar sepse po punoj per te mirat e klubit. E di qe ai do te me mbeshtese gjithmone. Me ka treguar shume gjera per Interin e ne menyre speciale ato kur ka qene perballe veshtiresive. Flas shpesh me te. Me ka ndihmuar shume.”

Ne momentin qe Steven ka zbuluar keshillen e dyte nga Moratti qe e kishte keshilluar Steven te mos e degjonte per merkaton, ne salle ka plasu gazi sepse batuta ishte me te vetete e bukur duke e lidhur me shumat marramendese qe Moratti ka harxhuar per Interin ne merkato.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.