Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,741 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Strama: “1-3 me Juven, takimi me Morattin dhe ajo dere qe nuk hapej. Sneijder jashte ekipi dhe ceshtja Cassano…”

Strama: “1-3 me Juven, takimi me Morattin dhe ajo dere qe nuk hapej. Sneijder jashte ekipi dhe ceshtja Cassano…”
Bujar Berishaj

Ne nje interviste te gjate per Corriere dello Sport, ish-trajneri i Interit Andrea Stramaccionit ka folur per etapat e karrieres se tij. Ky eshte rrefimi i tij:

Cfare ju pelqen nga profesioni i trajnerit?
“Fillimisht per mua ishte te qendrosh i lidhur me nje sport qe do. Por kur stervit kupton qe gjeja me e bukur eshte kur sheh te tjeret qe bejne dicka qe ti ke menduar. Kur i meson te tjereve futbollin, gje qe me ka pelqyer gjithmone, lojtaret bejne ate qe ti thua. Mesojne nga ti. Dhe ti nga ata. Eshte gjysme shkolle gjysme realizim i ideve. Kur filloj te stervis, diten e pare, u them lojtareve qe nje skuader per te funksionuar duhet te mbeshtetet te nje fjale: ‘Respekt’. Respekt per rregullat, rolet, individeve”.

E keni marre kete respekt nga lojtaret te Interi?
“Impakti ishte jo tipik, nese e sheh sot edhe qesharak. Isha i katapultuar nga sektori i te rinjeve ne nje prej ekipeve me te medha dhe me te rendesishme ne bote. Ishte viti pas Tripletes dhe pasi qe ishin shkarkuar Gasperini dhe Ranieri, dy trajner fantastik, lojtaret shihnin duke ardhur kete njeri, moshatar i shume prej tyre. Kujtoj qe, per viziten e pare ne dhomen e zhveshjes, kisha nje takim me Ausilion dhe Brancan qe duhej te me prezentonin. Nisem ne korridor, kthehem dhe shoh qe nuk ishte me askush me mua. Nga larg Branca me bente me shenje qe ishte me mire qe te shkoja i vetem. Me bente te mendonte per barcoleten e famshme: ‘Shko ti sepse mua me vjen te qesh’…”.

Si u pritet?
“Fillimi ishte si nje film komik. Po shkoja ne dhomen e zhveshjes per t’u prezentuar me lojtaret dhe bej per te hapur deren. Por nuk hapej, e mallkuara. Atehere insistoj me fuqi. Pastaj me bejne te ditur qe ishte nje dere levizese. Bera ate figure budallai dhe me ne fund hyra. Ishte ai fraksion sekondi qe per mua zgjati me shekuj. Aty ishin Sneijder, Milito, Zanetti, Cambiasso, Stankovic, Julio Cesar. Brenda vetes mendoja se po thonin: «Cfare dreqin kemi bere keq per te merituar kete?»”.

Cfare ju ke thene atyre?
“Une besoj qe ajo qe e ka shtyre presidentin te bej kete zgjedhje ishte per kualitetet futbollistike qe ka pare nga une te Primavera. Pra nuk jam ketu per te bere fenomenin per te vene ne sherbim te skuadres kualitetet e mia, me perulesi por edhe me nje vetdijshmeri te madhe per ate qe bej. Kete ju kam thene. Dhe fillimi ishte fantastik, sepse ne nente ndeshje kemi arritur te kapim zonen e Europes, fituam derbyn 4-2 dhe kishim krijuar nje marredhenie shume te mire me lojtaret. Nuk jam budalla, ishin lojtaret ata qe i kane thene presidentit qe isha personi i duhur. Ai me konfirmoj, me beri nje kontrate per tre vite”.

Pastaj cfare ka ndodhur?
“Ne vere kerkova blerjen e Handanovic dhe Palacio. Por u larguan Maicon dhe Lucio qe per mua ishin shume te rendesishem. Viti tjeter filloj ne menyre fantastike, fituam praktikisht te gjitha ndeshjet direkte, mposhtem Milanin ne derby, Napolin e Mazzarrit me Cavanin e Lavezzin, Fiorentinen e Montellas dhe pastaj fitorja e famshme kunder Juventues nje me tre. Para asaj ndeshje thirra ne dhome tre sulmuesit, Milito, Palacio dhe Cassano dhe iu thash qe e vetmja menyre per te vene ne veshtiresi Juventusin ishte t’i sulmojme. Me kane shikuar per dhjete sekonda sikur te isha i cmendur por ndoshta pastaj kam prekur pikat e duhura per nje kampion, kam thene qe mund te luajme me tre sulmues por duhet te sakrifikohemi te Pirlo dhe kam shtuar se isha i sigurt qe ata mund ta benin”.

Dhe si shkoj?
“Gjithmone si nje film, pregadit kete ndeshje, te gjitha ato fjale pastaj pas 30 sekondave Juventusi kalon ne epersi. Stadiumi ishte plot dhe thash me vete se do te pesonim pese gola sepse kisha pergaditur nje ndeshje shume sulmuese. Pastaj skuadra reagoi ne menyre perfekte dhe fituam”.

Por pastaj dicka u prish…
“Kishim mbyllur pjesen e pare te sezonit ne vendin e dyte. Por ndodhen dy gjera. Fillimisht lendimet e Samuel, Milito, Stankovic dhe Palacio. Pastaj dy probleme me lojtaret. Nje me Sneijder qe klubi deshironte ta shiste. Ai ishte dhjeta ime ideale dhe me ate ishim shume mire. Por Sneijder nuk pranonte destinacionin e ri dhe klubi me kerkoj ta le jashte ekipit. Me thane se do te kishin folur ata por kur e bene Wesley per pak sa nuk they deren e zyres. Nuk mund te beja asgje, para vullnetit te vendosur te klubit dhe Wesley e kuptoj. Pastaj ishte Cassano, qe me shume mundesi ishte nje gabim i imi. Isha i bindur qe mund te nxirrja me te miren nga ai dhe per gjashte muajt e pare ai ka dhene shume. Pastaj u krijuan tensione edhe per shkak te kontrates se tij te ardhshme. Me pak fjale ka perfunduar keq dhe me vjen keq. Gjeja vendimtare ishte qe presidenti Moratti po bente gati shitjen e klubit. Me kishte paralajmeruar prej kohesh qe po kerkonte bleres. Para nje ndeshje me Lazion me mori me vete dhe me tha qe Interi nuk ishte me i tij. Ishte ai, me guxim, qe me donte ne ate pankine. Me ciklin e tij te gjate qe perfundonte por mbyllej edhe sezoni im intensiv zikalter”.

Ju kujtohet kur Moratti ju tregoj qe do te stervisnit skuadren e pare?
“Po, eshte nje tjeter histori simpatike. Duhet te bej nje premtim. Une stervisja, me rezultate te shkelqyera, te rinjte e Romes. Ne momentin kur Roma ndryshoj pronar, duke kaluar nga familja Sensi me te cilet isha rritur tek amerikanet, Rosella me beri nje kontrate shume te gjate, pese vjecare, per te me blinduar te Roma me nje klauzole. Ishte nje klauzole ne favor te te dy paleve. Fakti eshte qe Inter erdhi me nje oferte te shkelqyer. Pronaret e ri nuk u degjuan dhe une u largova me lot. Mire, behet trajneri i Inter Primavera dhe luajm me Tottenham ne Youth League. Perfundon 7-1 per ata. Pjesa e pare 6-0. Une nuk doja te besoja, cohesha dhe pesonim gol, ulesha dhe pesonim gol. Presidenti Moratti, me treguan pastaj, thote: «Cfare ka bere Primavera? Ka humbur 7-1? Dhe ky eshte ai trajneri i mire?». Por pastaj ajo skuader fitoj gjithcka, skudeto, arritem ne gjysme-finale te Kupes se Italise, fituam Championsin. Te mendosh qe kemi fituar finalen ndaj Ajax ne te njejtin stadium ku kemi humbur 7-1 ne gusht… Moratti ishte prapa pankines duke ndjekur ndeshjen. Kishte ardhur ekskluzivisht per te degjuar ate qe thoja, si levizja, si flisja. Pas dy ditesh isha trajner i Interit”.

Dhe si ua thote?
“Me thirri pas rikthimit nga finalja. Ausilio me dekurajonte per te pranuar, kishte frike se mos digjesha, kishte frike polemikat. I kerkova keshillva Contit dhe Montellas, qe me thane ta pranoj sfiden. Shkoj ne kete takim, ishte ai, i biri, Marco Branca dhe Piero Ausilio. Moratti si nje person elegant dhe qe kupton nga futbolli ishte shume i ftohte. Me shikon, nxjerr nje flete te bardhe  dhe me pyet: «Atehere mister, si do te luanit me kete skuader ketu?». Mora fryme thelle dhe i them si jane gjerat dhe mjaft. Kam thene te gjithe ate qe mendoja, kur perfundova Moratti hoqi syzet dhe tha: «Nuk me intereson cfare do te thone, ti je trajneri i ri i Interit». Une u rrezova nga karriga”.

Do te ktheheni ne Itali apo jo?
“Largimi nga futbolli grek eshte dicka qe sapo ka ndodhur. Gruaja ime eshte shtatzene dhe pas dy muajsh do te kemi nje vajze. Femija i pare eshte dy vjec dhe tani do te organizohemi me qetesi, por do te kthehemi sigurisht. Mes tjerash, per rregullat e futbollit grek, mund te stervis qe neser. Dicka qe per momentin nuk duket e mundshme”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.