Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,969 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Strama: Moratti si nje baba, nese nuk do te kishte shitur do te kisha qendruar. Vetem nje keqardhje. Deki dhe Cassano…”

Strama: Moratti si nje baba, nese nuk do te kishte shitur do te kisha qendruar. Vetem nje keqardhje. Deki dhe Cassano…”
Ardi Deda

Ne numrin e sotem te Gazzetta dello Sport gjejme nje interviste te gjate te andrea Stramaccioni, ish tekniku i Interit dhe tashme i Udineses (skuader qe pikerisht ka mundur Interin e tij 5-2). Trajneri roman tregon dhe per eksperiencen e tij zikalter dhe per raportin me Massimo Moratti.

Stramaccioni, nisemi nga ai 5-2.

“Nuk kisha me objektiva, ndesheshim me skuadren me ne forme te kampionatit, shume e motivuar. Ajo humbje shtonte pak”.

E ardhmja juaj ishte vendosur tashme.

“Te premten pas Inter-Lazio takova Morattin. Me komunikoi qe duhet te shiste Interin. Aty kuptova qe kishte mbaruar dhe eksperienca ime me Interin. E kishte te veshtire te fliste. Per te: Inter eshte jeta e tij”.

Cfare raporti ka qene ai me Morattin?

Intensiv, i perditshem, gati ateror. Jam nje krijese e tij. Pas 2-2 kunder Torinos na bertiti ne dhomat e zhveshjes. Pak ore me pas, naten, me telefonoi per te me ftuar per darke ne shtepine e tij te nesermen. Keshtu ishim”.

Nese do te kishte qendruar, do ju kishte konfirmuar?

“Besoj se po. U rrezua gjithcka pas vendimit per te shitur. Ka qene gjithcka shume e shpejte”.

Pavaresisht 16 humbjeve?

“Moratti e njihte mire situaten. Deri ne janar te gjithe shkonim ne te njejtin drejtim. Me pas, me nje termet qe po vinte, humbem unitetin e synimit. Per disa personalitete jam ankuar tek presidenti”.

Dhe ai?

“Ate te premte i fola per planin e Interit te ri, gjerat per tu ndryshuar. Me tregoi qe do te shiste Interin per te me shpjeguar se nuk do mund te mbeshteste planin sic do te kishte dashur. Eshte e drejte me pas qe presidenti i ri zgjodhi trajnerin e tij. Ose, me mire, qe e ka zgjedhur nga njeriu ku beson, i vetmi i mbetur”.

Planin e ka realizuar Thohir duke flakur tutje argjentinasit, barezet, mjeket… Keqardhje?

“Nje vetem. Qe nuk munda ti jap vazhdimesi fazes se pare te kampionatit. Kishim mundur Juve, Milan, Napoli, Fiorentina, ishim lart, po luanim mire. Me pas me takoi te numeroja dhe 16 te demtuar per nje ndeshje te vetme. Shume keq te mos i pergjigjesh ne fushe asaj qe ndodhte jashte”.

Mazzarri ka gjetur rrenoja. E perserit.

“Pergjigjen me te mire e ka dhene Udinese qe me ka besuar nje projekt te rendesishem qe perfshin edhe te rinjte. Me mjafton vleresimi i tyre”.

Eshte mbeshtetur tek ju edhe Stankovic.

“Raporti yne i forte ka lindur pas Parma-Inter. E hoqa nga fusha, ishim ne disavantazh. Luftetari donte te qendronte ne beteje. U nxeh. Por diten tjeter me vjen e me thote: “Mister, kishe te drejte ti. Do te operohem ne tendine”. Jemi perqafuar. Demtimi i dyte, pas Catanias, ka qene vendimtar: humba nje njeri ne dhomat e zhveshjes. Mbremjen qe i telefonova per ti thene per Udinesen nuk me la ta mbaroja fjaline: ‘Une jam aty’. Ishim nje dyshe. Te nesermen ne mengjes ishte ne Udine”.

Zenka me Cassanon? Eshte e vertete?

“Antonio u nis mire. Ne janar, kur filluan veshtiresite, dicka u thye. I kemi thene njeri-tjetrit gjithcka ne fytyre. Ne menyren tone”.

E keni pare Kovacic?

“Mateo eshte talenti me i madh i kampionatit italian. Jam i kenaqur qe kam insistuar shume tek Moratti per ta mare dhe qe i kam lene nje dhurate… Me Mateon flas ndonjehere”.

Tifozat e Interit?

“Edhe ne momentet me te keqija nuk me kane fishkellyer, nuk me kane kundershtuar kurre. Besoj se kane vleresuar sinqeritetin tim. Nxirrja gjithmone fytyren dhe mbroja ngjyrat kunder gjithe Italise. Ruaj akoma fanellen me shkrimin: ‘Shpelani gojen’. Inter do te mbetet gjithmone ne nje cep te cmuar te zemres sime”.

Ne javen e dyte jeni ne shtepine e Juventusit. Nje kujtim nga ai 3-1?

“Gjate pushimit te gjithe ishin te zemeruar per gabimet arbitrale. Bertisja edhe une: ;Djema, per tu ankuar kemi te gjithe javen ne dispozicion, ndersa per te fituar kemi vetem 45 minuta’. U kthyem ne fushe dhe arritem nje fitore te madhe”.

Keni folur me Morattin?

“Kete vere benim shaka: ‘Blej nje skuader dhe rifillojme se bashku’. Dhe ai: ‘Qendro gati’. Me ka telefonuar ndersa firmosja per Udinesen. Ishte shume i kenaqur. Jam nje krijese e tij. Dua te bej mire edhe per te, per ti thene: ‘E shihni, president, qe nuk gabonit…'”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.