Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,115 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Strama: “Zemra eshte tek Inter, do te kthehesha. Kur Ausilio ka rinovuar…”

Strama: “Zemra eshte tek Inter, do te kthehesha. Kur Ausilio ka rinovuar…”
Ardi Deda

Andrea Stramaccioni, ka folur sot ne mengjes ne Radio Rai, ku ka rrefyer se ka ambicien per tu kthyer nje dite zikalter: “Nese te kthehem tek Inter eshte nje aspirate? Po, eshte normale. Duhet folur gjithnje me respekt, sepse eshte nje shoqeri ndryshe qe ka bere zgjedhje te tjera, ne menyre inovative, por eshte ambicia per tu kthyer ne nje skuader te rendesishme. Kur Ausilio ka rinovuar deri me 2017 i kam thene, si batute, ‘atehere do me rikthesh tek Inter?’. Pasi kam thene kete, dua te te them gjithashtu qe jam mire tek Udinese dhe shpresoj te qendroj ketu gjate duke kontribuar ne projekt”.

Stramaccioni, i cili nuk ka dashur te nderhyje ne momentin e veshtire te ish skuadres se tij, ka thene qe “me siguri Inter eshte nje nder skuadrat me te dashura ne Itali, e thone numrat, dhe nuk mohoj qe nje pjese e zemres time ka mbetur ne Milano. Kam hyre tek Inter nga porta e sherbimit, kam njohur te gjithe, nga magazinieri tek presidenti, dhe me vjen keq qe eshte ne nje moment te tille. Eshte nje ambient ku gjithcka zmadhohet, ne mire dhe ne te keq, sepse tek Inter duhet te fitosh. Nuk me takon mua te gjykoj, por une shpresoj qe persona si Ausilio dhe futbolliste qe kam njohur te kthehen te bejne pike. Shpresoj qe te ngrihen menjehere”.

E pamundur te mos kthehemi tek lamtumira nga pankina qe ka enderruar prej vitesh: “Nuk mund te genjej, eshte ne adn-ne time. Isha nje trajner i Morattit dhe i ‘ndertuar’ ne shtepi, ishte menyra per tu vleresuar dhe per tu konfirmuar ne nje projekt trevjecar. Disa gjera kane kursin e tyre dhe per momentin per mua vendimtare ka qene kur presidenti, 2-3 jave nga fundi i kampionatit, me tha qe do te shiste paketen e mazhorances se aksioneve. Eshte e drejte, se kush ka ardhur prapa si presidenti Thohir te kete dnryshuar shume gjera, sic eshte e drejte qe nje pronar te bej zgjedhjet e tija”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.