Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

968 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Stramaccioni: “Interista, ju zbuloj sekretet e Politanos. Florenzi? E doja te Interi, por…”

Stramaccioni: “Interista, ju zbuloj sekretet e Politanos. Florenzi? E doja te Interi, por…”
Bujar Berishaj

Matteo Politano u zbulua nga Bruno Conti, pastaj punoi me Andrea Stramaccionin.

Ish-trajneri zikalter e ka stervitur lojtarin tek te rinjte e Romes dhe se bashku kishin fituar edhe skudeton ne kategorine Allievi ne sezonin 2009-2010.

Nje sezon qe per interistet do te thote shume, sezoni i tripletes zikalter, pikerisht ngjyrat qe nga sot do i vesh Matteo Politano. Dhe sot, Stramaccioni per Tuttosport thote fjalet e tij per kalimin e lojtarit te Interi.

RRITJA E SEKRETET E TIJ – “Sekreti i pare dhe pika e tij e forces eshte tek personaliteti i pabesueshem qe ka ai, se bashku me nje perulesi dhe shpirt te sakrifices. Vjen nga periferia e Romes dhe nuk ka humbur asnjehere ate urine qe te lejon te arrish larte. Sekreti i dyte eshte qe ka nje familje te madhe qe e mbeshtet, tani edhe edhe nje zonje perkrah tij. Matteo eshte nje djalosh flori”.

TRANSFERIMI TE INTERI – “Nese eshte gati? Duhet te punoj shume sepse do te jete ne mesin e kampioneve te medhenje, por kete e di sepse ka punuar shume per te arritur deri ne kete pike ku eshte tani”.

VENDOSJA NE FUSHE – “Ai eshte nje sulmues i krahut te djathte qe mund te luaj edhe ne te majte por edhe si sulmues i dyte. Por eshte dicka tjeter te luash si sulmuesi i dyte ne fushe te hapur dhe dicka tjeter me mbrojtjet e rreshtuara dhe te Interi do te gjendet shpesh para hipotezes se dyte. Por jam i sigurt qe do te punoj shume per te qene gati”.

FLORENZI-INTER – “Ju them qe isha i pari qe fillova te kerkoj Florenzin gjashte vite me pare kur isha te Interi, por sinqerisht nuk mund te imagjinoj Alessandron me nje fanelle tjeter nga ajo verdhekuq”.

Nderkohe sot pritet zyrtarizimi i Matteo Politano me fanellen e Interit kurse Alessandro Florenzi mbetet nje emer per krahun e djathte te mbrojtjes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.