Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

155 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Stramaccioni preket dhe kujton: “E mbaj mend si tani emocionin e pare ne San Siro: isha vetem 36 vjec, emocion unik.”

Stramaccioni preket dhe kujton: “E mbaj mend si tani emocionin e pare ne San Siro: isha vetem 36 vjec, emocion unik.”
Inter Club Staff

Andrea Stramaccioni ka folur diten e sotme per Gazzetta Regionale dhe ka kujtuar koherat e tij tek Interi.

Tranjeri italian eshte nje nga tranjeret me te dashur nga tifozet e Interit, edhe pse eksperienca e tij tek Interi nuk ka qene shume per tu mbajtur mend.

Strama e nisi shume mire rrugetimin e tij por mbase skuadra jo ne lartesine e duhur beri qe zikalterit te humbisnin gjate rruges duke mos arritur asnje nga objektivat.

Por le te rikthehemi tek intervista e tij ku ai thekson se nese sot eshte nje tranjer, eshte e gjitha fale Interit dhe Massimo Morattit.

“Emocionet ne karrieren time kane qene te shumta, te perjetuara maksimalisht, por me siguri me i bukur dhe me i vecanti eshte vetem nje.”

“Debutimi si tranjer ne San Siro ne moshen 36 vjecare si tranjeri me i ri i historise se Serie A nuk ka te krahasuar”, e pranon Strama.

“Ky emocion per mua eshte shume i madh dhe i papershkrueshem. E mendoj shpesh here dhe jam krenar per kete fakt.”

“Te drejtoja per dy sezone pak a shume, rreth 60 ndeshje nje nga klubet me te famshem ne bote ka qene nje nder i madh per mua.”

“Nese jam ketu ku jam sot, jam edhe fale Interit dhe Massimo Morattit qe besoi tek une qe ne nje moshe teper te re.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.