Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

431 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Stramaccioni tregon ndjesite e para: “Inter, ja cfare me mahnit me shume nga ata ne kete moment. Fiorentina i dha…”

Stramaccioni tregon ndjesite e para: “Inter, ja cfare me mahnit me shume nga ata ne kete moment. Fiorentina i dha…”
Inter Club Staff

Andrea Stramaccioni, ish tranjer i Interit, ka folur per Sky Sport ne nje lidhje direkte gjate emisionit ‘Campo Aperto’ dhe ka folur per zikalterit e Antonii Contes dhe per sfiden e fituar ndaj Fiorentines me rezultatin 4-3.

“Kur analizohen keto ndeshje flitet gjithmone per Interin por une mendoj se Fiorentina e Iachini kishte pergatitur nje ndeshje ideale per te shqetesuar Conten, mbi te gjitha edhe Eriksenin trekuartist.”

“Kur Interi humbiste topin, tre apo kater lojtare dilnin menjehere jashte. Eshte dicka e paevitueshme qe mesfsusha me nje mbrojtje me tre dhe nje trekuartist, ta kete te lehte ne keto raste.”

“Ne mbrojtje per shembull nuk duhet te harrojme se tek Interi luajten dy lojtare qe ne karrieren e tyre kane bere pothuajse gjithmone lojtarin e krahut. Me siguri qe Fiorentina e kishte pak me te thjeshte se zakonisht.”

“Kolarov mund ta beje te tretin ne qender, por kishte disa kohe qe nuk e bente. Pese zevendesime? Kjo gje ndryshon komplet lojen.”

“Zakonisht kur flasim se nje tranjer ka tre zevendesime, themi dicka te pavertete, sepse nje tranjer ka dy zevendesime sepse te tretin e ben gjithmone ne fund.”

“Por keshtu ndryshon gjithcka. Kur eshte futur Sensi, Nainggolan, Vidal, Sanchez dhe Hakimi te habit. Te ben te ndihesh keq nese je kundershtar. Kjo eshte dicka mahnitese per Interin, te kete lojtare te tille ne pankine.”

“Keta do te ishin titullare te cdo skuader e Serie A. Por te kesh lojtare te tille eshte mire edhe per menaxhimin e grupit. Ata bashke mund te kthehen ne nje makineri te pamposhtur.”

“Gjithcka eshte nje sinjal per nje kampionat te ndryshem, pa miqesore. Interi ka nje shans te arte kete sezon duke pare organiken.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.