Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

523 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Stramaccioni zbulon: “Eriksen eshte njeriu qe i mungonte Interit. Kam folur me Conten dhe me ka thene se…”

Stramaccioni zbulon: “Eriksen eshte njeriu qe i mungonte Interit. Kam folur me Conten dhe me ka thene se…”
Inter Club Staff

I ftuar te Sky Sport pak perpara ndeshjes se djeshme Spal-Inter, ka folur per sezonin e zikalterve edhe nje tranjer shume i dashur per tifozet e Interit, Andrea Stramaccioni.

Ai e ka filluar fjalen e tij me Conten por ka folur me pas edhe per Eriksen dhe kombetaren e Iranit.

CONTE – “Interi eshte pak larg nga vendi i pare, por eshte sezoni i pare i nje tranjeri qe i ka dhene nje gjurme te mire kesaj skuadre.”

“Eshte humbur pak terren, por jane pare gjera te mira. Ai, Marotta dhe drejtuesit e tjere kane ndermend nje Inter te madh.”

“Ndeshja me Spal eshte thelbesore per te dhene nje sinjal te forte dhe per te perfituar nga hapat fals te Lazios.”

“Kam folur me Conten dhe ai priste qe kete sezon te riparonte ambjentin Inter dhe te rikthehej tek fitoret.”

ERIKSEN – “Eriksen? Eshte lojtari qe Conte dhe Marotta kane percaktuar se i mungonte ketij Interi ne dimer.”

“Nese shikoni Lazion dhe Atalanten, keto dy skuadra kane lojtare me kualitet ne mesin e fushes si puna e Luis Alberto dhe Gomez.”

“Tani Eriksen duhet te transformohet nga mesfushor i trete ne sulmues te trete.”

“Kjo eshte sifda me e madhe qe i pret zikalterit per tu rikthyer fitues.”

SANCHEZ – “E kam pare shume te maturuar. Ndermjet sulmuesve te Interit, eshte ai qe i lexon me se miri hapsirat.”

“Ne Angli ishte me individualist, tani ka bere 5 assit qe tregojne te kunderten (+1 me Spal).”

“Ai eshte integruar mire me Lautaro Martinez dhe mardhenia e te dyve me duket dicka qe do te konsolidohet akoma me shume ne te ardhmen.”

IRAN – “Eksperience qe shkoi pertej futbollit. Une jam krenar shume per raportin e krijuar me tifozet.”

“Me qytetin dhe tifozet kam pasur dicka speciale. Kam zbuluar nje bote te pabesueshme.”

“Disa gjera do doja te kishin shkuar ndryshe, por nuk ka qene ne doren time. Une jam shume krenar per kete eksperience.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.