
Suarez i bindur: “Interi neser do te fitoje. Rezultati…”
Luisito Suarez ka besim tek Interi i tij ne prag te ndeshjes se neserme mbasdite kunder Juventusit, i intervistuar nga Il Sole 24 Ore, ku shpreh konsiderate te larte per Walter Mazzarri: “Interi me ne fund ka gjetur nje trajner te afte, me grinte, qe po i transmeton idete e tij skuadres shume mire. Ja, Mazarri me kujton Antonio Conte. Te dy dine si duhet bere”. Por Interi mund ta vere ne veshtiresi Juventusin? “Ne nje ndeshje gjithcka eshte e mundur, eshte njesoj si nje finale, ndodh qe nje ekip me i dobet ne nje ndeshje arrin te fitoje ndaj nje ekipi me te forte, por per ta bere realitet dhe te flasim per te nevojitet te presesh te shikosh se si do te menaxhohet projekti ne shtepine Inter. Te shikojme ne dhjetor”.
Per ndeshjen e neserme, Suarez flet edhe per tifozet ne San Siro: “Do te jete nje ndihme e madhe per skuadren e Mazzarrit per te fituar nje gare qe nuk eshte asnjehere nje ndeshje e lehte e kampionatit. Interi vjen nga dy sezoni te shemtuara. Ka nje deshire te madhe per te treguar se eshte kthyer kompetitive dhe ja ku eshte momenti me i mire per ta bere duke mundur nje Juventus te fuqishem. Si do te mbaroje? Them 2-1 per Interin, une besoj”.