Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,147 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Suarez ne FcInterNews: “Guarin do te rikthehet ai dikurshmi i Portos. Morati do te shese sepse…”

Suarez ne FcInterNews: “Guarin do te rikthehet ai dikurshmi i Portos. Morati do te shese sepse…”
Ardis
  • On 01/07/2013, 15:40

Interi eshte duke u pergatitur per sezonin e ri me shume ndryshime. Moratti eshte duke shitur nje kuote te vogel te aksioneve Thohir-it dhe merkato po hyn ne ditet me te nxehta tashme. Ja si i ka komentuar te gjitha keto ne FcInterNews Luisito Suarez, ish krenaria zikalter:

Si e gjykoni zgjedhjen e Morattit per te shitur nje pjese te Interit?
“Ndoshta familja Moratti nuk ia lejon me vetes qe te mbaje akoma Interin. Massimo ka shpenzuar shume para dhe tashme preferon te hape krahun. Te lere vend atij qe mund te sjelle para ne kasat e klubit. Gjithashtu kjo situate akoma nuk ka ndodhur, eshte nje hipoteze”.

Moratti eshte i kenaqur mbas fitores se Champions League?
“Nuk besoj. Te fitosh eshte gjithmone nje emocion i bukur dhe deshiron te besh serish. Eshte nje moment delikat per shoqerite sportive, kostot jane rritur shume. Dalengadale do te duhen grupe per te menaxhuar skuadrat e futbollit. Nje person nuk mund ta perballoje”.

Guarin duhet te qendroje?
“Po, por duhet inkuadruar per mire. Duhet te luaje sic bente ne fillim dhe perpara se te vinte tek Interi. Besoj se ka pasur shume liri per te bere ate qe ka dashur. Kjo gje i ka bere keq atij, sepse nuk bente asnjeren prej te dy fazave (mbrojtese dhe sulmuese). Per kete arsye dukej sikur nuk donte te luante ndonjehere”.

Mazzarri do te dije si ta perdore me mire?
“Do ta disiplinoje, kjo eshte e sigurte. Do te kthehet serisht ai qe ka qene tek Porto dhe do te jete i rendesishem per Interin e ri”.

Ne mesfushe cili do te ishte me i pershtatshem?
“Lexoj se Nainggolan mund te vije te Interi. Ai, Guarin dhe Kovacic do te formonin nje mesfushe gjigante”.

Icardi dhe Belfodil jane investime te rendesishme. Ia vlejne milionat e shpenzuar per ta?
“Icardi eshte nje i ri shume interesant. Mund te rritet shume, ne pritje qe te kthehet Milito. Me Palacio formojne nje kopje te bukur, jane te shpejte, teknike dhe kerkojne gjithmone realizimin e synimit. Belfodil dhe Longo duhet te qendrojne ne ekip per ti vleresuar ne jane te gatshem te qendrojne midis te medhenjve. Une do ti jepja ndonje mundesi”.

Cassano do te largohet. Eshte zgjedhja e duhur?
“Kohet e fundit raportet midis dy paleve ishte perkeqesuar. Me mire te nisesh (te largohesh) duke qene i qete ne vetvete dhe nuk merr persiper rreziqe perpara se te filloje sezoni”.

Ranocchia duhet te shitet per te marre para?
“Une do ta mbaja. Me pas ne rast se eshte ceshtje financiare duhet te flasim ndryshe. Si nje vlere teknike do ta konfirmoja sigurisht. Per ta shitur duhet te marrin shume para dhe te gjejne lojtare te sakte per ta zevendesuar. Jo sic eshte bere vitin e kaluar…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.