Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 19, 2019

Scroll to top

Top

185 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sulmi i se ardhmes: Idete jane 4-2-3-1 e 4-3-3! Icardi, Botta, Sanchez, Milito dhe…

Sulmi i se ardhmes: Idete jane 4-2-3-1 e 4-3-3! Icardi, Botta, Sanchez, Milito dhe…
Xhorxh Gellci

Nje sulm endrrash. Te pakten keshtu duket kur e lexon!

Per sezonin e ardhshem Interi po programon me ide te qarta dhe te rendesishme repartin e sulmit, i cili ka qene shume i vaket kete sezon, ne te cilin ka pasur shume demtime, gabime por edhe fat te keq. Sipas asaj qe thote La Gazzetta dello Sport, tek Interi kane lindur ide te nje sulmi atomik. Nese do te realizohej endrra Alexis Sanchez, Interi do te ishte nje ekip mjaft i kompletuar, dhe i frikshem per cdo ekip kundershtar, si me 3 sulmues si me skemen 3+1 e cila preferohet me shume nga tekniket. Ne 4-3-3 Sanchez do te formonte nje sulm sebashku me Diego Milton(ose Mauro Icardin i cili eshte blere praktikisht nga Interi, mungon vetem zyrtarizimi), dhe sulmues nga krahu tjeter Palacio(ose Ruben Botta).

Por kujdes hipotezes 4-2-3-1: “Ja cfare arsenali do te kishte Interi ne rast se ky do te jete formacioni i perzgjedhur per te kryer revolucionin: Sanchez ne te djathte, Guarin trekuartist, Palacio ne te majte dhe Icardi ose Milito sulmues qendre. Nje sulm yjesh, me shume alternativa ne stol te cilat jan projektuar qe tani. Tani ka vlere vetem nje obiektiv: Vendi i trete” shkruan Gazzetta dello Sport. Pa Champions te enderrosh do te jete me e veshtire, por Moratti e ka vendosur: Do te investoje per te cuar Interin aty ku ka vendin!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.