Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

753 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sulmi super: Interi i dyti per gjuajtje dhe perqindje realizimi!

Sulmi super: Interi i dyti per gjuajtje dhe perqindje realizimi!
Inter Club Staff

Krijon shume por konkretizon pak. Mazzarri pas ndeshjes me Atalanten ka folur per skuadren e tij si nje formacion qe duhet te mesoje te jete me shume cinike. Cinike ne finalizimin e aksionit pasi kalon ne avantazh sidomos. Per kete gje ka folur Sky Sports e cila i ka kushtuar nje artikull sulmit te Interit. Sipas tyre, ne fazen e realizimit Interi eshte skuadra e dyte per numrin e gjuajtjeve te bera dhe perqindjen e realizimit.

Ne kete kampionat, Interi i Walter Mazzarrit ka goditur drejt portes se kundershtareve plot 124 here. Vetem Juventusi ka gjuajtur me shume, me 144 tentativa, por Juve, edhe pse ka me shume gjuajtje ne porte, nuk ka te njejten perqindje te larte realizimi sac ka Interi, duke qene se goditjet e shumta nuk kane sjelle ne me shume gola se zikalterit. Interi eshte e dyta ne kete statistike me 19,3% direkt pas Romes se jashtezakonshme te Rudi Garcias e cila eshte e para me 20,5%.

Ku e ka difektin pra ky Inter ne fazen realizimit?

Pavarsisht se te dhenat jane shume pozitive duke u krahasuar me mesataren e skuadrave te tjera si Milan dhe Lazio, Walter Mazzarri duhet te punoje me shume me shenjestren e repartit te avancuar zikalter. Vetem 45,9% e gjuajtjeve te bera nga sulmuesit zikalter kane qene brenda portes, duke u krahasuar me 52,8% te Juventusit apo me 48,9 te Romes. Kjo e dhene ben te reflektoje stadin zikalter dhe teknikun toskan te punoje me shume me sulmuesit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags