Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

426 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sulmuesi i katert, Conte preferon nje lojtar mbi te gjithe: “Ja kush jane tre sulmuesit qe kerkon Marotta.”

Sulmuesi i katert, Conte preferon nje lojtar mbi te gjithe: “Ja kush jane tre sulmuesit qe kerkon Marotta.”
Inter Club Staff

Nder perforcimet qe ka nevoje Interi, me patjeter eshte edhe nevoja qe ne skuadren e Antonio Contes te afrohet nje sulmues i katert.

Ai duhet te kete karakteristikat e nevojshme per te qene zevendesuesi ideal i Romelu Lukaku kur ky i fundit te kete nevoje per pushim apo te mungoje per arsye te tjera.

Dicka e tille ka munguar se sezonin e kaluar dhe ka komplikuar jo pak planet e Interit ne momente te caktuara.

Sipas asaj qe tregohet nga Corriere dello Sport, emri i duhur mund te jete ai i Fernando Lorrente, por ne liste me te jane edhe dy sulmues te tjere, edhe ata me shume eksperience.

Ata jane Oliver Giroud dhe Edin Dzeko. Spanjolli ne kete moment eshte jashte projektit te Napolit, dhe ka punuar me pare me Conten.

Ai do e pranonte me deshire nje rol si lojtar stoli.

“Nderkohe qe rruga drejt Llorentes duket shume e qarte dhe pa asnje pengese duke pare se Napoli deshiron ta largoje, i preferuari i Contes eshte Giroud.”

“Conte kerkon nje sulmues qe e njeh mire dhe qe te kete karakteristikat identike me Giroud. Nese Interi nuk arrin dot kete, atehere ai mund te kenaqet edhe me njerin ndermjet Dzeko ose Llorente, me boshnjakun qe eshte me i preferuar se spanjolli.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.