Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,043 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Suma, gazetari dhe tifozi i njohur i Milanit pranon gjithcka: “Duhet ta pranoj: nuk me ka ardhur aspak mire qe…”

Suma, gazetari dhe tifozi i njohur i Milanit pranon gjithcka: “Duhet ta pranoj: nuk me ka ardhur aspak mire qe…”
Inter Club Staff

Suma, i ftuar ne Telelombardia, ka folur diten e sotme per koret ofenduese dhe pankartat e lojtareve te Milanit ne drejtim te Interit.

Gazetari dhe tifozi i njohur i Milanit eshte ndalur keshtu tek koret ndaj gjithe Interit por  edhe ndaj Hakan Calhanoglu, te kaluar nga Milan tek Interi veren e kaluar.

Suma, prezent ne studio ka pranuar gabimin e madh: “Ajo gje nuk shkon, nuk eshte e drejte dhe e kam thene edhe me pare.”

“Nuk me ka pelqyer te degjoj kore nga lojtaret e Milanit dhe nuk shkon. Nuk duhet qe lojtaret te nxisnin kore ndaj Interit apo ndaj Calhanoglu.”

Milan, Suma è ottimista: Ricordate il 1991?

“Lojtaret nuk duhet ti kishin nxitur edhe pse Calhanoglu eshte sjelle shume keq me Milanin dhe me shoket e skuadres.”

“Njerezisht, ai eshte sjelle shume keq. Por koret e lojtareve te Milanit siper ne autobuzin e Scudettos jane te gabuara, per ate nuk ka asnje dyshim.”

“Kane gabuar dhe pike. Duhet te qendrojme te kujdesshem ndaj ketyre gjerave dhe te permiresohemi. Do te permiresohemi”.

Ky ka qene komenti i drejtorit te Milan Channel, qe eshte edhe nje tifoz goxha i madh i Milanit dhe qe mbeshtetet nga shume tifoze.”

Asnje e ka harruar komentin e tij te goli i Icardit ne derbi ndaj Milanit kur uleriste ne transmetim live “Dua te vdes tani, dua te vdes tani pa meshire”.

Kur nje tifoz qe e ndjen kaq shume Milanin dhe qe ka nje jete qe punon per Milanin flet per kete gje dhe e pranon publikisht, do te thote se ka vertete dicka qe nuk shkon ne te gjithe ate mes.

Dicka qe eshte vene ne dukje nga te gjithe qe ne diten qe ndodhen por qe eshte mohuar nga nje pjese e vogel tifozesh te cilet i kane pare si eksituese disa skena qe Milanos nuk i shkojne per shtat.

Por ashtu si e thote edhe vete zoti Suma, do te tentojne te permiresohen. Te shpresojme per kete sepse jane skena qe nuk duhet te ndodhin me.

Gjithesesi, ka pasur nje pjese te konsiderueshme te tifozeve te Milanit qe nuk kane qene dakord me pankartat e lojtareve te Milanit qe ne momentin e pare.

Por per fat te keq, nje numer i konsiderueshem i ka postuar me krenari neper rrjete sociale sikur te ishin ndonje trimeri e madhe.

Tani qe eshte kuptuar gabimi, gjeja me e mire eshte qe te kerkohet falje dhe te ecet perpara. Por hakmarrja duhet te jepet vetem ne fushen e lojes, kurre me te njejten monedhe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.