Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

220 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sun – Inter, per Lautaron futet ne gare fuqishem edhe Manchester City: ja detajet

Sun – Inter, per Lautaron futet ne gare fuqishem edhe Manchester City: ja detajet
Inter Club Staff

Lautaro Martinez do te jete me siguri sulmuesi me i kerkuar i merkatos se ardhshme verore. 

Pas sezonit te madh me Interin, per te po levizin klubet me te medha europiane dhe po bejne qe e ardhmja e tij tek Interi te minohet.

Ai ka nje klauzole prej 111 milione eurosh dhe nese nje klub vendos ta paguaje, Interi nuk mund te beje asgje.

Interesi i Barcelones tashme eshte i njohur dhe vete Messi ka filluar te mobilizohet per ta marre ne katalunje lojtarin.

Por Barcelona me sa duket nuk eshte i vetmi klub qe kerkon lojtarin. Ashtu si tregon Sun ne Angli, nje klub tjeter i madh dhe i pasur eshte ne pole position per te marre sulmuesin e Interit.

Behet fjale per skuadren e sheikeve: Manchester City. Klubi i Guardioles eshte gati qe te paguaje menjehere te gjiteh klauzolen per ta vene ne dispozicion te teknikut lojtarin qe aq shume pelqehet nga spanjolli.

Nderkohe, edhe Chelsea dhe Real Madrid sipas tyre e ndjekin situaten me kujdes, por nuk do te ishin te gatshem te paguanin aq shume.

Kete gje po mendon ta beje City menjehere sapo gjendja e emergjences per shkak te pandemise te mbaroje dhe futbolli ti rikthehet normalitetit.

Guardiola e ka zgjedhur si pasardhesin e denje te Kun Aguero dhe klubi anglez eshte gati te nise nje tratative te mirefillte me Interin shume shpejt edhe pse zikalterit nuk do te negocionin aspak por do te dorezoheshin vetem perballe pageses se klauzoles.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.