Suning arrin nje marreveshje spektakolare me Samsung: rritje 60% ne 2021! “Kjo per Interin do te thote…”
Suning ka bere me dije nepermjet kanaleve te saj zyrtare se ka arritur nje marreveshje spektakolare me Samsung.
Kolosi i elektronikes kishte kohe qe negocionte me Suning dhe tashme eshte arritur nje dakordesi me ta.
Nder te tjera, emri i Samsung eshte perfolur shume per fanellen e Interit dhe per mundesine e zevendsimit te Pirellit.
Keta te fundit nuk do te jene me sponsori kryesor i Interit dhe ka shume burime qe thone se Samsung do te jete sponsori i radhes.
“Dje, Zhang Jindong, CEO i Suning dhe Choi Seung-sik, president i Samsung Cina, kane pasur nje takim te rendesishem ne zyrat e Suning.”
“Palet kane folur per bashkepunimin e metejshem dhe per nje marreveshje per produkte, kanalet marketing dhe sherbimet.”
“Te dyja palet kane rene dakord qe te vene nje objektiv rritje vjetore prej 60% per vitin aktual 2021. Nje objektiv shume i rendesishem ky.”
“Kjo per Interin do te thote shume ose aspak, por eshte nje tregues mjaft i rendesishem se Suning me Samsung ka nje mardhenie teper te ngushte.”