Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 25, 2019

Scroll to top

Top

5,580 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Suning, cfare goditjesh: Oblak per Handa nese largohet. Nga Alexis te Verrati: te medhenjte ne shenjester!

Suning, cfare goditjesh: Oblak per Handa nese largohet. Nga Alexis te Verrati: te medhenjte ne shenjester!
Inter Club Staff

Te gjithe konfirmojne: Suning, ne vere, do te ndertoje nje Inter te madh.

Gjithcka do te filloje nga mbrojtja. “Prioriteti eshte te meret nje mbrojtes krahu teper i forte, me mire nese eshte i majte – konfirmon Corriere dello Sport -. Rodriguez i Wolfsburg eshte prioritet, por jo emri i vetem. Zviceriani ka nje klauzole prej 22 milione eurosh dhe nje sondazh fillestar per te eshte bere sepse ka qene ideja e pare e klubit per ta blere pse jo qe tani ne merkaton dimerore. Ausilio ka vleresuar edhe emrin e Criscito qe eshte larguar prej kerkeses se larte te Zenit. Ndersa per ne vere mund te rikthehet ne mode emri i Darmian nga Manchester United, por drejtori sportiv zikalter mbi te gjitha po hap syte ‘katersh’ per ndonje okazio ne merkaton nderkombetare e sidomos nga Bundesliga (Alaba, top player, i paarritshem), Spanja dhe Anglia. Do te vije edhe nje mbrojtes qendre dhe emri i lakuar eshte ai i Marquinhos, por do te jete veshtire pak te negociohet me PSG. Ja pse Manolas eshte nje emer i nxehte per merkaton e veres sepse greku nuk ka pranuar rinovimin me Romen. Ai kushton shume dhe konkurrenca nga Premier League eshte teper e larte, por Interi eshte e kujdesshme dhe ndihet ne gare per te. Me e komplikuar te negociohet me Lazion per De Vrij, sepse hollandezi eshte i mahnitur per nje aventure angleze ku ka shume qe e pelqejne. Eshte ndjekur nga afer edhe Lindelof i Benfices, por ka nje klauzole teper te larte (60 milione euro) si dhe mendohet se eshte bindur nga bashkekombasi Ibrahimovic per te shkuar tek United. Ne porte deshira eshte qe te mbahet Handanovic, por nese slloveni do te largohet, atehere do te kete nje all-in per Oblak nga Atletico Madrid.”

Por jo vetem mbrojtja. Ne mesfushe, sic dihet tashme, objektivi numer nje eshte Marco Verrati nga PSG. Ai kushton rreth 80 milione euro dhe per te do te kete konkurence nga Juventus, Bayern dhe Real Madrid. Alternativa quhet Lucas Biglia por pa harruar edhe Lorenzo Pellegrimi te Sassuolo per te cilin Roma ka te drejten e riblerjes.

Ne fund, do te flasim per sulmin ku tashme dihen se cilet jane lojtaret qe aq shume pelqehen ne kampin zikalter: Federico Bernardaschi dhe Domencio Berardi kryesojne kete liste. “Della Valleve ne vere do i vije nje oferte e rendesishme ndermjet 40-50 milione euro – nenvizon e perditshmja italiane -. Nese drejtuesit Viola do te pergjigjen jo, atehere do te behet tentative per Berardin e Sassuolos, gjithmone i kerkuar nga Juventusi. Vleresimi i tij eshte 30 milione euro. Por syte jane vendosur edhe tek Alexis Sanchez, i cili eshte ne skadence kontrate ne 2018 tek Arsenali. Ne 4-2-3-1 aktual nuk do te ishte veshtire per nje lojtar si Sanchez te bente pjese dhe nese nuk do te rinovoje, me siguri Suning do te beje nje tentative. Me e komplikuar te arrihet tek Aguero per te cilin City do bente cmos qe ta mbante. Idete low-cost jane Petagna nga Atalanta dhe Martinez te Jiangsu te kontrolluar nga Ausilio.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.