Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,820 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Suning, deri me tani te invesuara 320 milione euro tek Interi: ja ku kane shkuar!

Suning, deri me tani te invesuara 320 milione euro tek Interi: ja ku kane shkuar!
Inter Club Staff

Eshte arkivuar keshtu asambleja e aksionereve aq shume e pritur, ku Interi ka aprovuar bilancet dhe duke treguar te gjitha shifrat qe ne fund dolen se ishin ne menyre perfekte ne nje linje me UEFA-n. Keshtu media italiane ka analizuar detajet dhe kuriozitetet e ketij bilanci.

Tuttorport eshte perqendruar tek investimet e Suning qe ne qershor e deri me tani: qe prej kohes kur grupi kinez eshte futur tek Interi, “ky grup ka investuar 320 milione euro, 140 si rritje kapitale dhe 180 nepermjet nje huaje. Nje formule, ajo e huase, e perdorur edhe nga Thohir e qe kishte nje takse interesi ndermjet 8% dhe 9,5%. Ndersa kjo e Suning, eshte lehtesisht me e ulet (7,7%), por e larte nese krahasohet me tregun. 320 milionet i kane sherbyer Suning per te rimbursuar Thohir (131,6 milione euro) dhe borxhe te tjera, per te mbeshtetur merkaton (45 milione per Joao Mario, 29,5 Gabigol, 25 Candreva, 10,5 Ansaldi dhe 5,5 Caprari). Nderkohe, Suning ka vendosur qe nepermjet nje institucioni kreditues te beje nje kontrate te re financimi per shifren e 300 milione eurove te tjera. Keto para, do te sherbejne per te rifinancuar nje pjese te borxhit te Goldman Sachs (qe ka zbritur ne 208 milione) dhe nje pjese per te financuar merkaton dhe operacionet e tjera ne shtepine zikalter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags